Sport

I dha dozën e fundit të kokainës: Pantanin e vranë, s’vdiq nga droga

Një tjetër pohim që shton dyshimet rreth asaj që ka ndodhur realisht me ish-çiklistin e famshëm italian, Marko Pantani, i njohur ndryshe si “Pirati”. Versioni zyrtar është se ai ndërroi jetë për shkak të një overdoze kokaine, por gjithmonë ky variant është vënë në dyshim nga familjarët e sportistit dhe jo vetëm.

Fabio Miradosa është personi që i ka shitur dozën e fundit të kokainës Pantanit dhe një rrëfim të fundit për “Le Iene” ai ka komentuar ngjarjen, duke u shprehur i bindur se ish-çiklistin e kanë vrarë dhe nuk ka vdekur nga droga. "Nuk ka vdekur për shkak të kokainës, jam i bindur se ishte i kthjellët kur është vrarë. Marko është vrarë, ndoshta gabimisht, por është vrarë”. Këto janë fjalët e Fabio Miradosës, një shpërndarësi droge, i cili i ka dhënë dozën e fundit ish-çiklistit. Trupi i Pantanit u gjet pa jetë më 14 shkurt të 2004-ës në dhomën e hotelit “Le Rose” në Rimini. Sipas Drejtësisë, Pantani ndërroi jetë nga droga, por Miradosa kundërshton me forcë.

Fabio Miradosa, shpërndarësi i drogës që i dha dozën e fundit Pantanit. Gazeta Si, 9 tetor 2019

"Nuk e di pse në atë kohë hetuesit, gjykatësit dhe policia nuk i shkuan deri në fund ngjarjes, - shton Miradosa. - Kanë thënë se Marko ishte nën efektin e lëndëve narkotike, por jam i bindur se ai është varë. Dhe kur është vrarë, ishte i kthjellët. Marko ishte në Touring dhe kur u kthye në hotel ishte shumë i kthjellët”. Nga Drejtësia italiane çështja është mbyllur, por dyshimet mbeten dhe herë pas herë shtohen, si tani, pas rrëfimit të shpërndarësit të drogës, që i ka dhënë dozën e fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë