Njerez

Histori rrëqethëse, gjen babain teksa fotografonte të pastrehët në rrugë

Një fotografe koreano-amerikane filloi t'u bënte fotografi njerëzve të pastrehë, teksa ishte duke studiuar fotografi. Ndërsa po bënte fotografi në rrugë, ajo njohu një nga burrat e pastrehë, i cili ishte babai i saj, të cilin nuk e kishte parë prej vitesh, pasi prindërit e saj u ndanë.

Diana Kim ishte vetëm 5 vjeç kur prindërit u ndanë dhe babai i saj nuk e takoi më që nga koha e divorcit. Nëna e Kim po kalonte kohë të vështirë ekonomike. Ajo u detyrua ta linte vajzën tek miqtë dhe të afërmit dhe ndonjëherë e kishin gdhirë natën në parqe. Por Kim e shikon këtë përvojë si një shans për të ndërtuar aftësitë e saj të mbijetesës.

Babai i Kim kishte pasur një studio fotografike dhe interesi i saj për fotografinë nisi kur ajo ishte pranë babait. Ajo filloi t'u bënte fotot njerëzve të pastrehë kur ishte në kolegj, si pjesë e një projekti dhe këtë e vazhdoi edhe kur u bë fotografe profesioniste. Këtë projekt ajo e kishte shumë përzemër, ndoshta për shkak të fëmijërisë së saj të dhe faktit që ajo mund të kuptonte ndjenjën e tyre të harruar.

Babai i Kim


Ndërsa po fotografonte në rrugët e Honolulusë, ajo kuptoi se një nga personat e pastrehë që kishte marrë fotografi ishte në fakt babai i saj. Ajo u përpoq të fliste me të, por ai ishte në gjendje shumë të keqe, fizikisht dhe mendërisht, kështu që ai refuzoi të fliste. Ajo iu afrua shumë herë duke u përpjekur të fliste, por pa asnjë sukses. Ai as nuk donte ta shihte.


Megjithëse babai i saj refuzoi ta pranonte, ajo kurrë nuk hoqi dorë. Ajo shkonte për ta parë çdo ditë dhe çdo ditë përpiqej të fliste me të. Kim ishte zemërthyer teksa shihte babain e saj në atë situatë, duke mos qenë në gjendje të bënte asgjë për të. Mënyra më e mirë për t’i qëndruar afër ishte duke e parë çdo ditë përmes lenteve të kamerës.

Një ditë baba i Kim kaloi një atak në zemër dhe dikush thirri një ambulancë. Ndërsa ishte duke u shëruar në spital, ai filloi të trajtohej edhe për problemet e tij mendore. Kjo mund të tingëllojë shumë e çuditshme, por sulmi në zemër në thelb e shpëtoi jetën (sigurisht, edhe personi që i dha ndihmën e parë). Marrja e trajtimit të duhur bëri një ndryshim të madh dhe marrëdhënia me Kim u përmirësua në mënyrë të menjëhershme.


"Kjo histori nuk është vetëm imja … është historia e secilit … ne të gjithë ndoshta njohim dikë që ka qenë ose është i pastrehë ose aktualisht është i pastrehë. Unë shpresoj se kjo ndihmon për të vazhduar humanizmin për komunitetin tonë", thotë Kim.

"Jam shumë mirënjohëse që prova e kohës dhe këmbëngulja na ka dhënë mundësinë të shohim njëri-tjetrin për atë se kush jemi me të vërtetë", tha Kim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë