Sport

Hipotezat për kalendarin e ri, datat se kur do të zhvillohet Tokyo 2020

Do të quhen gjithnjë Tokyo 2020, por Olimpiada do të zhvillohet në 2021: kjo duket se është ajo që ka menduar komiteti organizator japonez. Sipas asaj që bën të ditur Kyodo News, lojërat verore të parashikuara për këtë verë, por të shtyra për shkak të emergjencës koronavirus do të mbahen nga 23 korriku në 8 gusht të vitit të ardhshëm.

Një task-force është ngritur për të planifikuar kalimin e kalendarit në 2021, që fillimisht kishte programuar ceremoninë e hapjes në 24 korrik 2020. Një hark kohor i ngjashëm për 2021 do të kishte avantazhin se do të reduktonte numrin e modifikimeve në planin organizativ tashmë ekzistues. Sipas burimit, janë analizuar periudha të ndryshme. Nëse nga njëra anë, një Olimpiadë në pranverë do të shmangte problemet e shkaktuara nga i nxehti e lagështira e verës në Tokio, një ndryshim drastik i sezonit do të detyronte të përpunoheshin disa plane logjistike.

Programimi më vonë i eventit do të kishte një marzh më të lartë gabimi e do ti jepte pandemisë së koronavirus më shumë kohë për të vazhduar ‘’rrugëtimin’’. Për më tepër, duke qenë se Olimpiadat kanë ndikim në kalendarin sportiv në të gjithë botën, ruajtja e  intervalit aktual kohor, mund të lejojë më pak ndërprerje të kompeticioneve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë