Drejtësia

Hetimet për ‘Sterilizimin’, BKH kontrolle në disa kompani farmaceutike në Tiranë

Gazeta Si - Disa njësi farmaceutike të kompanisë “Delta Pharma” në Tiranë që kanë pasur kontrata me Ministrinë e Shëndetësisë, janë kontrolluar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Sipas burimeve paraprake, kontrollet janë ushtruar në kuadër të hetimeve për pasurinë e ish-ministrit Ilir Beqaj, i akuzuar për aferën e “Srterilizimit”.

Hetimet për Ilir Beqajn duket se janë shtrirë përtej koncesionit 100 milionë euro të sterilizimit.

BKH ka zbarkuar në rrjete të farmacive dhe depove të medikamenteve, të cilat dyshohet se kanë lidhje me këtë aferë.

Nga kontrollet në këto subjekte, agjentët e BKH-së kanë sekuestruar dokumente shkresore, si edhe pajisje elektronike.

Ish-ministri është nën hetim, i dyshuar për shpërdorim detyre, për koncensionin e sterilizimit të mjeteve spitalore, një shërbim që u dha me koncension në vitin 2015.

Dosja e sterilizimit ende vijon të jetë e hapur për SPAK. Deri tani janë 9 persona që janë marrë nën hetim nga ana e Strukturës së Posaçme, mes të cilëve biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj që akuzohet për shpërdorim detyre.

Ish-ministri ndodhet në masën e sigurisë detyrim për t’u paraqitur dhe ndalim për të dalë jashtë shtetit pas hetimeve të SPAK për koncesionin 100 milionë dollarë.

Sipas SPAK, Beqaj ka vijuar procedurat koncensionare pa një studim të mirëfilltë për nevojat e sistemit, si dhe nuk ka shmangur konfliktin e interesit sa kohë nuk ka përjashtuar veten nga procedurat për shkak të njohjeve me biznesmenin që fitoi koncesionin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë