Menaxhim

Hekurudha njofton nisjen e punës për linjën Vorë-Hani i Hotit

Nga Gazeta ‘SI’ - Pas hapjes së tenderit, Hekurudha Shqiptare ka nisur punën për zbatimin e projektit të linjës Vorë-Hani i Hotit, duke u bërë kështu hekurudha e tretë në zhvillim. Sipas njoftimit HSH është në fazën e rekrutimit dhe kërkon drejtuesi të projektit, specialist prokurimi dhe kontrate, inxhinier sigurie etj. Ky proces mbyllet më 31 janar, për të nisur më pas me punën.

Linja do të jetë 120 km e gjatë duke rikuperuar të gjithë hekurudhën e vjetër, që u bëtë jofunksionale pas tërmetit të 2019-s.

Vorë-Hani i Hotit parashikohet të kushtojë 356 mln euro dhe do të financohet nga një kredi 200 mln euroshe nga BERZH dhe Banka Europiane e Investimeve si dhe një grant 160 mln euro nga Korniza për Investime në Ballkanin Perëndimor.

Edhe kjo hekurudhë është pjesë e projektit gjigand të TEN T dhe do ta lidhë Shqipërinë me hekurudhat europiane  e rajonale. 

Momentalisht po zhvillohet hekurudha Durrës-Tiranë e cila pritet të mbyllet vitin e ardhshëm me një kosto totale prej 92.1 mln eurosh.

Po ashtu linjë tepër me rëndësi është ajo e Durrës-Prishtinë, që është në proces studimi dhe do të kushtojë 700 mln euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë