Gazeta Si – Një asistente fluturimi e kompanisë “KLM”, është shtruar në spital me simptoma të lehta të Hantavirusit, pasi rezultoi pozitive në Amsterdam.
Sipas raporteve fillestare, asistentja e fluturimit kishte rënë në kontakt me një grua holandeze, e cila u largua nga një fluturim i “KLM”-së nga Johanesburgu për në Amsterdam më 25 prill për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.
Gruaja vdiq më vonë, sipas një zëdhënësi të Ministrisë Holandeze të Shëndetësisë. Autoritetet shëndetësore tani po përpiqen të gjurmojnë të gjithë personat që hipën në atë fluturim “si masë paraprake”.
Ndërkohë, anija turistike “MV Hondius”, e cila u nis një muaj më parë nga Argjentina, vazhdon udhëtimin e saj.
Një shpërthim virusi ka vrarë tashmë tre persona në bord. Dy janë në gjendje të rëndë – përfshirë një shtetas gjerman “të lidhur ngushtë” me një grua gjermane që vdiq në anije më 2 maj – janë evakuuar nga anija dhe janë transferuar në Holandë për trajtim. Një person i tretë, në gjendje të qëndrueshme, thuhet se është në bordin e një fluturimi evakuimi.
Anija është aktualisht në rrugë për në Ishujt Kanarie, Spanjë, pasi qëndroi e ankoruar për tre ditë në brigjet e Kepit të Gjelbër.
Në bord ka 146 persona nga 23 vende të ndryshme, të cilët të gjithë i nënshtrohen “masave të rrepta paraprake”.
Sipas OBSH-së, aktualisht ka tetë raste të hantavirusit në bord. Një zviceran që rezultoi pozitiv pas kthimit në shtëpi dhe tani është i shtruar në spital në Cyrih, është konfirmuar gjithashtu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje