Sport

Hakmarrja e Joshuas, kampion bote për herë të dytë

Anthony Joshua mori hakmarrjen e tij duke u shpallur kampione bote për herë të dytë. Ai fitoi gati pesëfish më shumë të ardhura, pasi e mposhti Andy Ruizin në ndeshjen e së shtunës në Arabinë Saudite. Joshua fitoi bindshëm me pikë pas 12 raundeve, gjashtë muaj pasi Ruiz tronditi botën e boksit duke e mundur britanikun me nokaut në Nju Jork. Gjyqtarët votuan unanimisht për Joshuan, i cili tani është dy herë kampion bote në kategorinë e rëndë.
Anthony Joshua flitet të ketë fituar mbi 50 milionë paundë, pasi rimori titujt ËBO, ËBA dhe IBF, ndërsa Ruiz vetëm 10 milionë paundë. 30-vjeçari britanik pritet të marrë pushim tani, para se të rikthehet për t’i mbrojtur titujt. Ai ka gjasa të detyrohet të luftojë pas rreth shtatë muajsh, kundër sfiduesit Oleksandr Usyk në qershor.
“Shpresoj se dikush do ta shohë faqen time dhe do të vendosë të mos dorëzohet. Zemrat e pastra fitojnë”, shkruajti Joshua në rrjetet sociale.

Edhe Vladimir Klitscho i ka dërguar mesazh urimi Anthony Joshuas. Klischko ka shumë që është mentor i Joshuas – ndaj të cilit humbi në ndeshjen e vitit 2017 – dhe është ndër të parët që e ka uruar britanikun për fitoren ndaj Ruizit të shtunën.

Anthony Joshua dhe Vladimir Klitscho

“Anthony Joshua, çfarë djali! Vazhdo të boksosh”, shkruajti Klitschko në rrjetet sociale. Për Joshuan, Klitschko ka qenë frymëzimin dhe këshilltar jo zyrtar gjatë karrierës së tij. Pas humbjes turpëruese ndaj Ruizit gjashtë muaj më parë, Klitschko i bëri thirrje Joshuas ta lërë mënjanë telefonin dhe t’i kthehet palestrës për t’u kthyer në majat e boksit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë