Politike

Grida Duma dorëhiqet si deputete: Mund të mbijetoja duke vegjetuar, por do bëj më shumë kudo që të jem, si figurë politike

Grida Duma nuk do të jetë më deputete e PD-së këtë legjislaturë. Përmes një deklarate për mediat nga kryesia e Kuvendit ajo njoftoi se ka dorëzuar shkresën për lënien e mandatit të deputetit.

“Kam dorëzuar shkresën për lënien e mandatit. Pas një reflektimi të gjatë, reflektim që vjen pas një përpjekje të gjatë për të bërë të duhurën për partinë time dhe votuesit që përfaqësoj, ky është vendimi i duhur.

Mendoj që në politikë fatet e individit vlen të konsiderohen dhe rimendohen vetëm kur ato shkojnë në një kahje me fatet e njerëzve dhe vendit, kurrë e kundërta megjithëse e kanë bërë shpesh të kundërtën.

Fati i njerëzve që përfaqësoj është misioni i vetëm që i përgjigjem. Më e thjeshta për mua do ishte të kisha qëndruar të prisja të mos ndodhin dështimet që disa u parashikojnë, siç e di që ka edhe nga ata që presin skutave për shansin e humbur. Mund të qëndroja për të mbijetuar, duke vegjetuar. Shumë vite në politikën e vijës së parë nuk i jam larguar përgjegjësie e as betejës”, tha Duma.

Ajo foli për pengun e saj në politikë se si sulmi ndaj saj ishte nje sulm edhe per djalin e saj, faktin se si duhet të jetë PD-ja dhe qëndrimin e saj të ndryshuar pas 6 marsit, duke pranuar një realitet të ri politik.

“Sot do t’ju them që ka një gjë që nuk do t'ia fal kurrë politikës, llumi që ndoshta do jetë peng, goditja që më bënin mua në brez godiste pandërprerë tim bir, nuk e kam falur kurrë dhe as nuk do t’ia harroj politikës së llumit dhe shpresoj të ketë qenë një mësim. Herë pas here dalin me fytyrën e ngrirë sikur po shpikin rrotën. Do t’i shfaqen edhe atij fytyra të atyre të korruptuarve të nginjur...

Mbetet me ngushëllimin që së paku uroj që këto goditje për të kenë qenë një mësim, nëse mund të përfitohet nga e keqja për të mos u gënjyer nga fytyrat e rrejshme  të klounëve që do ti shfaqen sic më janë shfaqur mua, të cilat dalin edhe më fytyrën e ngrirë politikisht sikur po shpikin rrotën, në fakt shfaqem me amoralitetin që kanë vetëm një aur gogësimash moralitetesh. Do ti shfaqen shpesh edhe atij fytyra që duken sikur buzëqeshin por do zgërdhihen, të atyre të korruptuarve të nginjur, që ndërsa mbllaçitin pazaret e veta stërkalat e pështymës së tyre na bien të gjithëve.

Nuk e kemi lënë betejën me miqtë edhe kur kemi bëtë fushata pa mjete, atëherë kur vendimet e gabuara të lidershipit, nga lënia e mandateve të lënia e bashkisë e lodhën e gërryen forcën madhore të PD.

Para dhe pas 6 marsit 2022 në situatën me të vështirë kam bërë sa kam mundur që PD të kishte krah saj aleatin e saj më të madh, SHBA. Vijoj të mendoj që duhet ta ketë aty përkrah se është partia që i takon.

Ashtu siç kam ditur që pas 6 marsit të 2022 të bëj gjithçka madje edhe të jap dorëheqjen për të vlerësuar solidaritetin që demokratët treguan për të vlerësuar liderin e tyre politik, duke ndjekur dinjitetin e tyre sesa pazaret politike. Di dhe ta njoh dhe këtë realitet.

Ishte një përpjekje e imja për të mbajtur balancat. Për të arsyetuar politikisht. Por sot para zgjedhjeve lokale nuk jemi në të njëjtin realitet që nuk e dimë. Maksimizimi i forcës PD nuk ka ndodhur. Sot nuk jemi  dje, nuk jemi dje, kur shoku mendor na dha një traumë e vendimeve të SHBA na mpiu politikisht”, tha Duma.

Ajo nuk tha se çfarë do të bëjë nga sot e tutje edhe pse shumë përflitet. Së shpejti, në mos që në fillim të javës që vjen Duma do të jetë pjesë e Top Channel, përmes nje emisioni në Prime Time dy herë në javë.

“Mund të akomodohesha në komoditete personale, por një gjë është e sigurt, që mendoj se duhet të bëjmë më shumë për fitore reale. PD sot dhe gjithmonë është jo  vetëm opozita shqiptare por është përcaktuese për fatet e shqiptarëve kudo në Ballkan.

Kemi detyrën që të zgjedhim atë që i shërben vendit, forcave që përcaktojnë fatet e shqiptarëve dhe për këtë vendosa të bëj atë që bëj unë më mirë dhe shërbejë shumë të kontribuoj në të ardhmen.

Do ta le këtë  mandat me besimin  që  sic kam ditur të bëj brenda politikës, do di të bëj më shumë kudo që të jem si figurë politike, me shpresën e zotit.

Jam e djathtë sepse u rrita e tilla pa etiketime. Ky është personaliteti im. Jam e djathtë sepse besoj tek të fortët. Jam e djathtë shpresoj  se do ti të prodhoj aq sa mundem, ndoshta dhe thjesht me ndërgjegjësime”, u shpreh Duma.

Mandati i zonjës Duma i takon Ori Nebiajt, prezantueses së "Përputhen" në Top Channel, aty ku ish deputetja e PD pritet të shkojë për të drejtuar një emision çdo të hënë dhe të enjte në ora 21.00 (të gjitha gjasat janë që emisioni të jetë politik, ndërsa sot ajo shfryhu ndaj politikës pasi la mandatin).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë