Drejtësia

Trafik armësh dhe kokainë Shqipëri-Kosovë, lihen në burg pa afat 5 të arrestuarit

Nga Gazeta ‘Si’- Gjykata e Tiranës la në burg pa afat 5 personat e arrestuar në Shqipëri për trafik armësh.

Në qeli u lanë Endri Papa, Aurel Manreka, Gersi Llozha, Kleu Mucalliu dhe Tonin Shkambi, të cilët akuzohen se janë pjesë e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të armëve.

Për Euxhenio Manushin (muzikantin) që mbahet i arrestuar për trafik kokaine, seanca pritet të mbahet të dielën.

Gjatë seancës ata kanë pretenduar që nuk janë përfshirë në trafikun e armëvë, nuk kanë pasur dijeni për aktivitetin e Valter Osmanit.

Nëpërmjet avokatëve pretenduan se e vetmja akuzë që mund të qëndrojë në këtë rast është ajo e prodhimit dhe shitjes së armëve.

Armët kryesisht bliheshin në Turqi dhe Serbi, ndërsa në shumë raste ato montoheshin përmes pjesëve të ndryshme në punishte mekanike në Kosovë.

Sipas burimeve, zanafilla e operacionit nisi pas informacioneve se Valter Osmani, një prej të arrestuarve, ishte organizator dhe personi ndërlidhës i trafikimit të armëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë