Drejtësia

Dyshohet se vrau shokun duke e hedhur nga ura, 35-vjeçari ndryshon dëshmi: Më dhunoi policia që të pranoja krimin

Gazeta Si – Gjykata e Durrësit caktoi “arrest në burg” për Majlind Habibin, 35-vjeçarin, i cili dyshohet se vrau shokun e tij, Branko Shkoza dhe më pas tentoi të fshehë krimin.

Por gjatë seancës, duket se 35-vjeçari ka ndryshuar qëndrim këtë herë lidhur me akuzat e prokurorisë pas referimit të policisë, duke thënë se nuk është ai autori i vrasjes së Branko Shkozës.

Madje ai tha gjithashtu se në dëshminë e tij të parë e ka pranuar autorsinë e krimit, pasi është dhunuar nga punonjësit e policisë.

“Më datë 27 kam qenë pushim dhe e kam taku se nuk vinte te lokali i lagjes. Jam familjar, jam i pafajshëm, e kam pranu kot, jam hallexhi, kam djalin 4 vjeç dhe gruan shtatzënë. Zonja gjygjtare, më kanë ushtruar dhunë dhe e kam pranuar krimin. Me ka ikur nusja me djal dhe shtatzanë, m’u ka larguar nga frika”, tha Habibi në Gjykatën e Durrësit.

Më herët Habibi, kishte pohuar se ngjarja kishte ndodhur pasi autori i kishte ngacmuar gruan, në gjaknxehtësi e sipër gjatë një konflikti.

Ngjarja ndodhi më 2 dhjetor, teksa Habibi shtyu Shkozën në një kanal të ujërave të zeza, e më pas u largua. T

rupi u gjet me 5 dhjetor dhe nuk u konstatuan shenja dhune, por më pas nga ekspertiza, dëshmitë dhe provat e grumbulluara nga grupi hetimor u vërtetua se ngjarja është kriminale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë