Ka ndodhur

Fier/ Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, arrestohet 17-vjeçari

Nga Gazeta ‘Si’- Policia e Fierit ka arrestuar 17-vjeçarin me iniciale B.D i cili plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij ditën e djeshme në Cakran.

Ndaj 17-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë.

Konflikti midis dy të miturve ka nisur pasi shtetasi i dëmtuar H. Xh., pretendonte se autori i dyshuar, shtetasi B. D., shpërndante në rrjetet sociale fotografi të tij.

Shtetasi H. Xh., aktualisht ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti prerës (thikë), u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë