Gazeta Si- Katër kabina elektrike kanë marrë flakë njëherësh në qytetin e Shkodrës, duke shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike në dia zona të qytetit.
Mësohet se flakë ka marrë fillimisht nënstacioni i Draçinit i cili ka shkaktuar tension të lartë dhe në kabinat e tjera.
Zjarri në nënstacionin e Draçinit është shuar nga forcat zjarrëfikëse teksa po punohet edhe në kabina për izolimin e flakëve.
Kjo situatë ka sjellë ndërprerje të energjisë elektrike në pjesën më të madhe të qytetit prej disa minutash. Po punohet për riparimin e defektit.
“Rreth orës 11:30, dyshohet se për shkak të shkëndijës elektrike ka rënë zjarr në kabinën elektrike të një pallati në rrugën “Vëllezërit Frashëri”. Shkëndija në kabinë ka shkaktuar masë elektrike në nënstacionin elektrik në vendin e quajtur “Draçin”. Si pasojë, në nënstacion është ndezur zjarr dhe përhapja e flakëve ka shkaktuar zjarr dhe në magazinën në pronësi të shtetases R. L., 34 vjeçe, objekt që ndodhet në afërsi të nënstacionit. Nga zjarret ka vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë po bashkëpunojnë me zjarrfikësit, për të mundësuar shuarjen e zjarreve. Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit, po heton për të dokumentuar shkaqet e këtyre rasteve”, – njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.