Ngjarje

Gratë në Shqipëri më të guximshme se burrat, migrojnë dhe jetojnë vetëm

Gratë shqiptare janë më të guximshme se burrat, për të migruar brenda vendit për një jetë më të mirë dhe të gatshme që të krijojnë një jetë të vetme.

Të dhënat e anketës së INSTAT “Burrat dhe Gratë në Shqipëri” tregojnë se gjatë vitit 2018, personat që kanë ndryshuar vendbanimin e tyre brenda vendit janë gjithsej 26.437 ku evidentohen në aspektin gjinor, 9 mijë burra dhe 17 mijë gra.

Gjatë këtij viti, numri i migrantëve të brendshëm burra ka pësuar një rënie të konsiderueshme me 57,3 %, ndërsa ai i migranteve të brendshme gra u zvogëlua me rreth 40,4 %.

Gjatë periudhës 2014–2018, është vënë re se numri i migranteve të brendshme gra ka qënë më i lartë se numri i migrantëve të brendshëm burra, duke shënuar 65,7 % në vitin 2018.
Sipas anketës, numri i grave të cilat jetojnë vetëm është 2,4 herë më i madh se ai i burrave.

Për grupmoshat e reja nën 44 vjeç, numri i burrave të cilët jetojnë vetëm është më i madh se ai i grave, ndërsa për grupmoshat mbi 44 vjeç raportet ndryshojnë dhe numri i grave që jetojnë vetëm është 2,7 herë më i madh se ai i burrave. Numri i grave që jetojnë të vetme me fëmijët e tyre është më i lartë se numri i burrave në të njëjtat kushte, për të gjitha grupmoshat.

 

Më Shumë