Para

Financime falas për turizmin, çfarë duhet për ta përfituar

Ballkani ka një natyrë shumë tërheqëse për turistët ndërkombëtar, por zhvillimi i turizmit nuk është i njëtrajtshëm në të gjitha vendet e rajonit. Kjo për specifikat politiko-ekonomike të seicilit prej vendeve.

Në mes të sezonit turistik Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal vë në dispozicion një grant prej  1.62-milion euro që do të përdoret për të përmirësuar infrastrukturën dhe cilësinë e shërbimeve në lëmin e turizmit kulturor dhe aventurës së rajonit me qëllim që turizmi të shihet si një i tërë e të tërheqë sa më shumë turistë ndërkombëtarë që shtojnë ditët e tyre të qëndrimit.

Skema do të përmbajë 30 grante, 54,000 euro seicili, që do të implementohen në një periudhë tre-vjeçare.

“Me këtë skemë grantesh Këshilli i Bashkëpunimt Rajonal  do tu mundësojë si sektorit publik dhe atij privat të ekonomive të gjashtë vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor që të implementojnë ndërhyrje të nevojshme në vendet turistike me qëllim që natyra dhe kultura të jenë më tërheqëse për turistët ndërkombëtarë dhe vizitorët e rajonit. Me fjalë të tjera, ne do të ndihmojmë të ndërtojmë më mirë  dhe të bashkojmë ofertën e turizmit rajonal me qëllim që të tërheqë më shumë turistë në këtë rajon, duke zgjatur qëndrimin e tyre, rritjen e të ardhurave dhe numrin e punëve cilësore në industri,” tha Goran Svilanović, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Po çfarë duhet për të përfituar nga granti në fjalë?

Skema e granteve është një pjesë integrale e fondeve të Bashkimit Europian dhe Këshillit të Bashkëpunimt Rajonal. Këshilli do të implementojë projektin prej 5 mln eurosh për Zhvillimin e Turizmit dhe promovimin e tij. Projekti do të zhvillohet përmes tre cikleve konsekutive me qëllimin për të implementuar të paktën 10 projkte pilot në çdo cikël.

Sekretariati i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal po kërkon propozime për të implementuar Programin e Punës për periudhën kohore  2018-2020 në Rajonin e Ballkanit Perëndimor duke e financuar me grante të vegjël.

Thirrjet publike për propozimet do të nisin për çdo cikël që do të hapet për personat juridik ku përfshihen organizatat jo qeveritare dhe ato jofitimprurëse, shoqatat, fondacionet dhe autoritetet lokale që do të jenë përgjegjës direkt për përgatitjen, menaxhimin dhe implementimin e granteve.

Thirrja e parë i drejtohet në mënyrë specifike turizmit lokal dhe rajonal, grupeve të turizmit, organizatave që kanë në fokus edukimin dhe trajnimin që janë të lidhura me zhvillimin turistik, po ashtu edhe parqeve kombëtare dhe parqeve natyrore. Afati i aplikimit është data 16 gusht 2018.

Në këtë thirrje propozim do të zhvillohen 6 seksione informative në këto ekonomi: Shqipëri, Bosnje dhe Herzegovinë, Kosovë, Mal i Zi, Serbi dhe Republikën e Maqedonisë në periudhën nga  16 deri në  26 korrik 2018.

Seksionet e informimit do të organziohen në bashkëpunim me koordinatorët e  Grupeve të Ekspertëve të Turizmit nga ekonomitë respektive. Sesionet informative do të mbahen për palët e interesuara, ku do të dorëzohet një prezantim i detajuar mbi Udhëzimet për Aplikuesit.

Thirrja e parë do të jetë për shumën 540,000 euro. Kjo thirrje është e kufizuar, dhe në hapin e parë aplikantët do të plotësojnë Draft Konceptin të shoqëruar me një Deklaratë dhe dokumentin e regjsitrimit që tregon se plotësojnë kriteret deri në 16 Gusht 2018. Aplikuesit e përzgjedhur në këtë proces do të ftohen për të plotësuar Aplikimin e plotë në 27 Shtator 2018.S.Veizaj


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë