Ngjarje

Gjykata Supreme në SHBA ruan status quo-në ndaj abortit, vijon të lejojë pilulën kundër shtatëzënisë

Gjykata Supreme amerikane ka ruajtur qasjen ndaj një pilule që zakonisht përdoret për abort, duke vendosur që ky ilaç të mbetet i disponueshëm, teksa çështja ligjore po vazhdon.

Në vendimin e gjykatës po ashtu u hodhën poshtë kufizimet për përdorimin e mifepristone [pilulë që merret në fillim të shtatzënisë për të shkaktuar abort] që ishin vendosur nga një gjykatë më e ulët, duke ruajtur në thelb status quo-në.

Përdorimi i kësaj pilule ishte kontestuar pasi një gjykatës në Teksas kishte kërkuar që të hidhte poshtë vendimin për përdorimin e saj.

LEXO EDHE:
- SHBA, Gjykata e Lartë lejon përkohësisht përdorimin e pilulës për abortin
- Arrestohet deputetja demokrate në SHBA, protestonte në favor të abortit
- Protestat në të gjithë SHBA-në pasi Gjykata e Lartë rrëzon të drejtat e abortit

Vendimi për përdorimin e kësaj pilule vjen pasi Gjykata Supreme – që ka një shumicë konservative prej 6 me 3 – vitin e kaluar përmbysi vendimin e njohur si Roe v Ëade, duke i dhënë fund garancisë mbarëkombëtare për abortin dhe duke u dhënë fuqinë shteteve për të ndalur procedurën e abortit.

Pas vendimit të Supremes, çështja për përdorimin e pilulës mifepristone kthehet në Gjykatën e Apelit.

Ka shumë të ngjarë që ky rast të rikthehet sërish në Gjykatën Supreme.

Mifepristone është pjesë e një regjimi prej dy ilaçesh që përdoren për më shumë se gjysmën e aborteve që kryhen në Shtetet e Bashkuara. Kjo pilulë është përdorur nga më shumë se 5 milionë gra në SHBA që i kanë dhënë fund shtatzënive të tyre.

Pilula fillimisht ishte miratuar për përdorim nga Administrata amerikane për Ushqim dhe Barna (FDA) mbi 20 vjet më parë. Kjo administratë e ka vendosur mifepristone-in në kategorinë e 60 ilaçeve që rregullisht iu nënshtrohen kufizimeve shtesë dhe për to kryhen vlerësime të rregullta.

LEXO EDHE:
- Biden pas vendimit për abortin: Është një ditë e trishtuar për SHBA-në, gratë do të detyrohen të rrisin fëmijën e përdhunuesve
- SHBA, e drejta për abortin mund të shfuqizohet
- Debati në SHBA/ Gjykata Supreme nuk pezullon ligjin për abortin në Teksas
- Protesta masive në SHBA, Trump kundër abortit: Jam pro jetës!

Disa prej organizatave kryesore shëndetësore, përfshirë edhe Kolegjin Amerikan të Obstetrikës dhe Gjinekologëve dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë, kanë thënë se pilula e abortit është e sigurt dhe efektive.

Por, më herët gjatë këtij muaji gjykatësi nga Teksasi, Mattheë Kacsmaryk, vendosi që të pezullojë miratimin e Administratës për Ushqim dhe Barna për mifepristone, duke thënë se kjo administratë ka shkelur rregullat federale duke lejuar miratimin e përshpejtuar të disa ilaçeve dhe kishte një vlerësim të gabuar shkencor për këtë ilaç.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, apeloi këtë vendim dhe kërkoi nga gjykata në Teksasi mos ta zbatonte vendimin deri te vendimi i një gjykate më të lartë. /REL


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë