Bota

Biden pas vendimit për abortin: Është një ditë e trishtuar për SHBA-në, gratë do të detyrohen të rrisin fëmijën e përdhunuesve

Në fjalimin e tij në Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden ka deklaruar se vendimi i Gjykatës së Lartë për të ndaluar abortin e ka kthyer Amerikën 150 vite mbrapa.

Presidenti amerikan shprehu pakënaqësinë e tij të qartë duke e përshkruar ditën si të trishtueshme si për drejtësinë ashtu edhe për Amerikën. Ai u zotua të mbrojë të drejtat dhe shëndetin e grave dhe theksoi se "lufta nuk ka mbaruar".

Në fjalën e tij, presidenti amerikan u kthye kundër qeverisë së mëparshme republikane, ndërsa ngriti çështjen e sigurisë së grave, për të cilën tha se do të detyroheshin të rrisnin edhe fëmijën e përdhunuesit të tyre.

"Imagjinoni që një grua duhet të përjetojë pasojat tragjike të një episodi përdhunimi. Është tronditëse", tha Biden.

Në mesazhin e tij, presidenti amerikan theksoi se beteja nuk ka përfunduar, ndërsa i bëri thirrje Kongresit të veprojë.

Ai theksoi nevojën për t'u fokusuar në ligjin federal dhe tha se është edhe më i rëndësishëm tani me fundin e vitit.

Në të njëjtën kohë, Biden tha se do të bënte gjithçka që mundej për të mbrojtur të drejtat e grave.

Biden bëri thirrje që lufta të vazhdojë në mënyrë paqësore dhe të mbrojë të drejtën e abortit dhe të gjitha "liritë e tjera personale" me afrimin e zgjedhjeve parlamentare, të cilat duken të vështira për kampin demokratik.

Presidenti amerikan, megjithatë, sqaroi se fjalën e fundit do ta ketë populli, ndërkohë që foli për një vendim të egër.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë