Bota

Foto/ Arrestohet deputetja demokrate në SHBA, protestonte në favor të abortit

Gazeta Si - Policja e përsërit tre herë paralajmërimin: “Po bëni një demonstrim të paautorizuar, po bllokoni rrugën, lëvizni ose do të arrestoheni”.

Ideja nuk u pëlqeu 17 deputetëve demokratë, përfshirë demokraten e mirënjohur, me origjinë hispanike Alexandria Ocasio-Cortez.

Ata udhëhoqën një procesion të vogël të drejtuar për në ndërtesën e Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Uashington.

Një demonstratë kundër vendimit, që më 24 qershor anuloi vendimin Roe kundër Wade dhe për rrjedhojë mbrojtjen e të drejtës së zgjedhjes për abortin që u garantohet të gjitha grave amerikane që nga viti 1973.

Një tronditje për politikën amerikane. Por shumica demokrate që kontrollon dy degët e Kongresit, nuk mund ta rregullojë atë me një ligj.

Nuk ka numra për të hequr pengesën republikane në Senat. Pra, krahu më radikal i partisë vendosi t'i jepte shikueshmëri protestës, deri në provokim.

Nisma u promovua nga katër yjet e të ashtuquajturit “Skuadra”. Përveç Ocasio-Cortez, janë edhe Ilhan Omar, Ayanna Pressley dhe Rashida Tlaib.

Grupi përfshin gjithashtu deputetë për një kohë të gjatë, si Jackie Speier nga Kalifornia.

Ata dolën nga Kapitol Hill në mes të pasdites, duke marshuar dhe duke brohoritur slogane me aktivistët: "Ne nuk do të tërhiqemi".

Policia i ndoqi me maturi, derisa grupi i madh u ndal në një kryqëzim kritik në rrugën që të çon në stacion.

Por pas thirrjes për lëvizje, disa demonstrues u ulën në asfalt. Në atë moment u regjistruan arrestimet.

Në vend të prangave metalike, u përdorën kapse plastike. Imazhet tregojnë Ocasio-Cortez, duke përshëndetur me një grusht të mbyllur, përpara se të mbërthehej pas shpine me duart e saj nga policia amerikane.

Ato janë mbajtur për disa orë në stacionin policor. Megjithatë, para se të lirohen, do të gjobiten. Kjo është Amerika!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë