Bota

Debati në SHBA/ Gjykata Supreme nuk pezullon ligjin për abortin në Teksas

Gjykata Supreme e SHBA nuk pezulloi ligjin e ri të Teksasit që ndalon abortin pas gjashtë javësh të shtatzënisë edhe në rastet e përdhunimit ose incestit.

Gjykata e Lartë, ishte e ndarë në marrjen e vendimit.

Katër nga nëntë gjyqtarët e saj ishin kundër refuzimit të marrjes në shqyrtim të një kërkese urgjente nga grupet e të drejtave të abortit për ta bllokuar ligjin.

Nga ana e tij, Presidenti Biden tha se administrata që ai drejton do të nisë një "përpjekje të të gjithë qeverisë për t'iu përgjigjur këtij vendimi" dhe do të shqyrtojë "çfarë hapash mund të marrë qeveria federale për të siguruar që gratë në Teksas të kenë akses për aborte të sigurta dhe të ligjshme të mbrojtura nga ligji “Roe vs Wade".

Ai tha se gratë duhet të mbrohen nga "ndikimi i skemës së çuditshme të Teksasit". Ligji kundër abortit në Teksas u jep qytetarëve të thjeshtë të drejtën për të ngritur padi kundër klinikës, apo mjekut që kryen abortin dhe kujtdo që "ndihmon ose përkrah" një abort pas gjashtë javësh. Ata që fitojnë padi të tilla do të marrin nga humbësi deri në 10,000 dollarë


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë