Ne rrjet

Protesta masive në SHBA, Trump kundër abortit: Jam pro jetës!

Pavarësisht protestave masive pro abortit, presidenti Donald Trump ka mbrojtur me forcë politikat e tij pro-jetës edhe pse ligjet e reja strikte të miratuara mbi abortin kanë shkaktuar një sërë politikash.

Trump tha se ishte kundër abortit përveç rasteve të përdhunimit, incestit ose një "rreziku serioz shëndetësor" ndaj nënës.

Qëndrimi i tij mbi këtë çështje, e cila është kthyer në një nga diskutimet zgjedhore më të mëdha në SHBA erdhi ditë pasi Alabama miratoi një ligj që ndalonte abortin në pothuajse të gjitha rastet.

Mediat amerikanë thonë se presin që ligji të bllokohet në gjykatën e Alabamës, por procesi i apelimit do ta pritet ta cojë abortin përpara Gjykatës Supreme Amerikane

Mbështetësit e ndalimit të abortit kërkojnë që gjykata më e lartë në SHBA, e cila tani ka një shumicë konservatore , të përmbysë vendimin e vitit 1973 duke bërë abortin një shkelje në të gjithë SHBA-në. Përtej Alabamës, edhe gjashtëmbëdhjetë shtete të tjera amerikane po kërkojnë gjithashtu të vendosin kufizime të reja mbi abortin.

Vetë presidenti Trump kishte qenë shumë i heshtur ndaj kufizimeve të reja në Alabama deri të shtunën, kur ai postoi një seri postimesh që përshkruanin pikëpamjet e tij.

"Unë jam shumë pro-jetës, me tri përjashtime, përdhunimit, incestit dhe mbrojtjen e jetës së nënës dhe të njëjtin pozicion mbante edhe Ronald Reagan", tha ai.

Presidenti shtoi se ndryshimet gjyqësore, siç është emërimi i gjykatësve konservatorë në Gjykatën e Lartë, si Neil Gorsuch dhe Brett Kavanaugh, kanë ndihmuar që ligjet për abortin në shtete të ndryshme të jenë më kufizuese.

Megjithatë aborti është një çështje shumë e diskutueshme në Shtetet e Bashkuara, pasi besimtarët e krishterëve kanë kërkuar prej kohësh ta kufizojnë, madje ta ndalojnë plotësisht.

Demokratët madje kanë sugjeruar se kjo çështja do të jetë e rëndësishme në fushatën presidenciale të vitit 2020.

Senatorja e Massachusetts dhe kandidatja demokrate për presidente Elizabeth Warren iu përgjigj ndalimit të abortit të Alabama duke thënë se: "Ky ndalim është i rrezikshëm dhe jashtëzakonisht mizor.”

Donald Trump

Në vitin 1973, Gjykata e Lartë Amerikane mori vendimin historic përlegalizimin e abortit në të 50-ta shtetet.

Mirëpo që atëherë, numri i klinikave të abortit ka rënë në shumë shtete amerikane, madje në vitin 2017, gjashtë shtete thuhet se kishin vetëm një klinikë aborti.

Më parë këtë vit, guvernatorët e katër shteteve ,Xhorxhias, Kentakit, Misisipit dhe Ohajo s, nënshkruan ligje që ndalonin abortin nëse mund të zbulohet një rrahje zemre embrionale.

Por shtetet liberale po marrin gjithashtu masa për të mbrojtur të drejtat e abortit. Në janar, Nju Jorku nënshkroi në ligj një ligj që mbronte të drejtën për të ndërprerë një shtatzëni pas 24 javësh në raste të caktuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë