Drejtësia

Gjykata rrëzon padinë për shkollën ‘Mehmet Akif’, heqja e licencës mbetet në fuqi

Gazeta Si - Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e kolegjit turk “Mehmet Akif”, i cili kërkoi pezullimin e vendimit të qeverisë për mbylljen e tij.

Gjykata, pasi dëgjoi pretendimet e palëve, rrëzoi kërkesën e avokatëve të mbrojtjes, të cilët kundërshtojnë mbylljen e shkollës.

Kështu, heqja e licencës për shkollën mbetet në fuqi.

LEXO EDHE:
- Mediat turke, jehonë lajmit të mbylljes së kolegjit të Gylen: Shqipëria po lufton FETO-n
- Rama mes Erdoganit, gylenistëve dhe mbyllja e kolegjit 'Mehmet Akif'

Qeveria vendosi më 22 shtator, për mbylljen  “Mehmet Akif”. Ky institucion funksiononte në Shqipëri që nga viti 1996 dhe është ndër të parat shkolla të mesme private të hapura në vend pas viteve ‘90.

Opozita doli kundër këtij vendimi, duke e akuzuar kryeministrin Rama se kishte vendosur pas presioneve të Turqisë.

Por Rama sqaroi se vendimi është marrë, pasi drejtuesit e shkollës kanë shitur godinën ku kishin lejen e aktivitetit shkollor dhe kanë hapur aktivitetin pa marrë lejen sipas ligjit.

Drejtori turk i kolegjit hodhi dyshime se kjo bëhet për shkak të kërkesave të përsëritura nga Erdogan, i cili e cilëson kolegjin si “gylenist”.

Ndërsa Ministria e Arsimit i mohoi këto aludime duke marrë përsipër edhe transferimin e nxënësve në shkolla të tjera.

Më 26 shtator, gjimnazistet e kolegjit “Mehmet Akif”, protestuan kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e këtij institucioni arsimor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë