Arsim

Qeveria mbyll shkollën turke ‘Mehmet Akif Ersoy’, pjesë e fondacionit të Gylen

Këshilli i Ministrave mori vendimin për të mbyllur kolegji jo publik turk “Mehmet Akif Ersoy”, pjesë e fondacionit Gulistan pas propozimit të ministres së Arsimit.

Vendimi për mbylljen është marrë 10 ditë nga nisja e shkollës dhe stafit të kolegjit i kërkohet që të pajisje me dokumentacionin e nevojshëm të gjithë nxënësit për transferimin e tyre në shkollat e tjera. Për këtë i ngarkohet detyre Drejtorisë Arsimore të Tiranës që të kryejë transferimin e fëmijëve.

Shkollës që po mbyllet i kërkohet që të mbulojë të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e nxënësve. Por edhe të kthejë pagesat e kryera nga prindërit për vitin e ri shkollor, si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të ketë ndaj nxënësve. Ndërsa të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen në arkivën e Drejtorisë Arsimore.

Kolegji privat “Mehmet Akif Ersoy”, që ndodhet në Tiranë është pjesë e fondacionit Gulistan të mbështetur nga Fejtulla Gylen, filantropi turk i shpallur në kërkim nga Turqia. Ka qenë vetë presidenti turk Erdogan që bëri kërkesën Shqipërisë për të mbyllur shkollat gyleniste.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë