Ngjarje

Mediat turke, jehonë lajmit të mbylljes së kolegjit të Gylen: Shqipëria po lufton FETO-n

Mediat turke kanë shkruar për mbylljen e kopshtit privat “Zübeyde Hanım” dhe Kolegjit Mehmet Akif Ersoy ditën e djeshme (e enjte) nga Ministria e Arsimit. Mediat turke shkruajnë se janë mbyllur në Shqipëri kopshti i cili është i lidhur me kompaninë “Turgut Ozal Education”, i lidhur me Organizatën Terroriste Fetullah (FETO) dhe Kolegji i cili është i lidhur me Fondacionin Gulistan.

Sipas Gazetës ditore Detay Hebirner, Kolegji Mehmet Akif Ersoy është i lidhur me Fondacionin Gulistan, “i cili njihet për afërsinë me Organizatn Terroriste Fetullah Gulen që vepron në vend”.

Të njëjtën gjë shkruajnë edhe gazeta të tjera ku shpjegojnë arsyet që ka dhënë Ministria e Arsimit për mbylljen e kopshtit dhe Kolegjit duke sqaruar se është një vendim që është marrë pas shkeljeve që kanë bërë me licencimin e godinës.

Edhe Anadolu Agency shkruan se Kopshti Zubeyde Hanim, i hapur në tetor të vitit 1998 është pjesë e shoqërisë “Turgut Ozal Education” e njohur për lidhjet me organizatën terroriste FETO.

Ndërsa Kolegji Mehmet Akif Ersoy e mori licencën në gusht 1996 për të ofruar arsimin e mesëm.

Ndërkohë e përditshmja Dirilis postasi shkruan se “Shqipëria po lufton FETO duke mbyllur Kolegjin e lidhur me Fondacionin Gulistan.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë