Politike

Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin e arsyetuar për mos shkarkimin e Metës: Nuk ka kryer shkelje

Gazeta Si - Gjykata Kushtetuese ka publikuar vendimin e arsyetuar që shfuqizoi vendimin e Kuvendit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Togat e zeza kanë sqaruar në vendimin prej 82 faqesh, argumentimin se presidenti nuk ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës.

Gjykata nuk ka gjetur shkelje të ligjit themeltar të shtetit edhe për çështje  që lidhen me pavarësinë  e organeve publike dhe faktet e paraqitura nga Kuvendi për shkelje të rendit e sigurisë publike.

Po ashtu, ata kanë rrëzuar edhe pretendimin tjetër të Kuvendit, se Presidenti ka kryer shkelje të rënda që cënojnë misionin e tij dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me partnerët strategjikë.

Gjykata, pasi shqyrtoi faktet e paraqitura nga Kuvendi, arriti në përfundimin se nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës pasi:

-Faktet që lidhen me të drejtat në procesin zgjedhor nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës.

- Faktet që lidhen me marrëdhëniet me partnerët strategjikë nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.

- Faktet e paraqitura si shkelje që lidhen me pavarësinë e organeve publike nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.

- Faktet e paraqitura si shkelje të rendit dhe sigurisë publike nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.

Gjykata arsyeton se për këto arsye vendosi shfuqizimin e vendimit të Kuvendit të Shqipërisë “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë