Sekretariati i Etikës ka marrë vendimet për kërkesat e Partisë Socialiste për përjashtimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe gjashtë deputetëve të tjerë demokratë nga punimet e Kuvendit.
Berisha është përjashtuar për 10 ditë, pas deklaratave të bëra në seancën plenare, ku sipas socialistëve bëri thirrje për dhunë dhe përdori një gjuhë jo parlamentare. Në veçanti, kërkesa e PS-së lidhej me thirrjen e tij për “thyerje kafkash”.
Ndërkohë, me nga 60 ditë përjashtim janë dënuar deputetët Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Ivi Kaso, Bledion Nallbati dhe Blendi Himçi, ndërsa Klodiana Çapja është falur.
Masa ndaj deputetëve demokratë lidhet me incidentet e regjistruara në seancën e djeshme plenare, ku ata ndezën flakadanë, hodhën sende dhe bllokuan foltoren e Kuvendit, duke shkaktuar tensione dhe ndërprerje të zhvillimit normal të seancës.
Ndërkohë, të përjashtuar me 60 ditë janë edhe 8 deputetë të tjerë të PD, nga seanca e mëparshme, mes të cilëve kreu i grupi parlamentar PD Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Belind Këlliçi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje