Politike

Ilir Meta nuk shkarkohet, Kushtetuesja rrëzon Kuvendin

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Vendimi i shkurtuar është publikuar në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës.

“Shfuqizimin e vendimit nr. 55/2021, datë 09.06.2021 të Kuvendit të Shqipërisë “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese”, thotë Gjykata Kushtetuese.

Kjo do të thotë se duhet pritur vendimi i arsyetuar për të mësuar më në detaje arsyet e rrëzimit të kërkesës së Kuvendit.

Gjykata Kushtetuese zhvilloi tre seanca plenare në fillim të këtij muaji për raportin e Kuvendit për shkarkimin e Ilir Metës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë