Mendim

Gjermania Shqipërisë: Distancohuni nga dialogu Kosovë-Serbi

"Shqipëria të distancohet nga bisedimet Kosovë-Serbi dhe të përqendrohet në reformat e brendshme". Ky duket se ishte mesazhi i ministrit të Jashtëm gjerman Michael Roth në një intervistë me “DW”, ndërkohë që Ballkani “vlon” nga tezat për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Pas takimit me kryeparlamentarin Ruçi dhe Taulant Ballën, deklaroi se e sheh me shqetësim përkeqësimin e Shqipërisë në indeksin e korrupsionit, pasi mund të ndikojë negativisht në vendimin e Këshillit të BE-së për fillimin e negociatave.

Kreu i diplomacisë gjermane komenton rezultatet e procesit të Vettingut, raportet për për blerjen e votave, protestat e paralajmëruara nga opozita, ndryshimin e kufijve të Kosovës, si dhe hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë në qershor.

Duke e konsideruar si një reformë shembullore, Roth shprehet se procesi i verifikimit të gjyqtarëve është duke ecur shumë mirë. “Deri më tani janë shqyrtuar ose janë tërhequr nga procesi paraprakisht gati 100 gjyqtarë dhe prokurorë. Rreth gjysmës së tyre iu desh të largohej nga gjyqësori kryesisht sepse nuk mund të shpjegonte me besueshmëri origjinën e pasurisë. Përveç kësaj, për plotësimin e vendeve vakante është ngritur një institucion i ri i pavarur dhe Shkolla e Magjistraturës po e përmirëson cilësinë e kualifikimit të tyre. Megjithë vështirësitë e mëdha që ka, kjo reformë gjyqësore është shembullore”, thotë ministri.

https://twitter.com/MiRo_SPD/status/1092883270524723200?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.dw.com%2Fsq%2Fgjermania-marr%25C3%25ABveshja-kosov%25C3%25AB-serbi-duhet-ta-rris%25C3%25AB-stabilitetin-e-rajonit%2Fa-47401580

Megjithatë, i pyetur mbi rënien e Shqipërisë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit që publikon çdo vit Transparency International, krahu i djathtë i kancelares Angela Merkel, shprehet: “Këtë e shoh me shqetësim. Lufta kundër korrupsionit duhet të vijojë me vendosmëri dhe është një prioritet kyç për hapjen e negociatave me BE-në”.

Ministri nuk pranon të japë një parashikim për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë në qershor, por bën thirrje për vazhdimin e të gjithave reformave për të bindur shtetet anëtare të Bashkimit Europian për dhënien e “dritës jeshile”. Ai e vë theksin tek lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si edhe të drejtat e njeriut

“Një gjë është e qartë: Çdo vend kandidat matet me arritjet e veta. Këshilli i BE-së vendosi në qershor 2018 se me çfarë do të maten përparimet e Shqipërisë. Këtu kanë rëndësi qendrore reformat në administratën publike, gjyqësor, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si edhe të drejtat e njeriut”, Shqipëria duhet të vazhdojë të ndjekë reformat e saj, në mënyrë që shtetet anëtare të BE-së – të cilat duhet ta marrin këtë vendim njëzëri – të jenë të bindur se përparimi i saj është i mjaftueshëm për fillimin e negociatave të anëtarësimit. Qeverisë federale për një "po" i nevojitet drita jeshile nga Bundestagu”, shprehet Roth”.

Michael Roth dhe kryeministri Edi Rama

Po ashtu përgjimet e BIRN-it dhe "Zërit të Amerikës", ku flitet për blerje votash me ndihmën e krimit të organizuar, të cilat përfshijnë edhe kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon, duke të jenë shqetësuese për Gjermaninë. Ministri i Jashtëm bën thirrje për zbatimin e reformën zgjedhore, duke i bërë thirrje partisë demokratike të votojë për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. . Ne e kemi mbështetur intensivisht përgatitjen e propozimeve konkrete për reformën zgjedhore, prandaj presim që kjo reformë të miratohet në Kuvend dhe të zbatohet me shpejtësi. Këtu pritet që të luajë një rol të veçantë edhe opozita, e sidomos Partia Demokratike, pasi qeveria nuk e ka shumicën e mjaftueshme të votave për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

I pyetur si do ndikojnë këto protokolle mbi imazhin e Shqipërisë në BE, Roth shprehet se: “Zbatimi i reformës zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR-it është i rëndësishëm për të forcuar sistemin zgjedhor e bashkë me të edhe demokracinë në Shqipëri Natyrisht, shkeljet e të drejtës së votës, të cilat qysh tani janë të dënueshme, duhet të ndiqen penalisht dhe të ndëshkohen. Zgjedhjet e lira, të barabarta dhe të fshehta janë themeli i çdo demokracie të vërtetë.”

Theksojmë se vite më parë Shqipëria implementoi modelin gjerman të reformës zgjedhore, i njohur në kohën e Nanos si “Dushku” dhe në atë Berishës si “Mega-Dushku”, por edhe pse ky model vazhdon të funskionojë në mënyrë të përsosur për Gjermaninë, për vendin tonë rezultoi një dështim i madh.


Michael Roth

Ministri i jashtëm gjerman ka komentuar edhe protestat e paralajmëruara nga opozita në mesin e shkurtit, duke u shprehur se vendi kryesor për debatet mes qeverisë dhe opozitës duhet të jetë parlamenti dhe jo rruga. “Sigurisht që dëshiroj që protestat e paralajmëruara të jenë paqësore dhe të mos kthehen në dhunë. Demonstratat paqësore janë legjitime dhe liria e tubimit është një shtyllë e rëndësishme e kulturës së politikës demokratike”, thotë Roth”. Si student edhe unë kam marrë pjesë në demonstrata. Por vendi qendror i debatit politik midis qeverisë dhe opozitës është parlamenti shqiptar dhe jo rruga. Kjo është arsyeja pse i bëj thirrje opozitës: Shqipëria ende ka detyra të mëdha përpara, të cilat kërkojnë një bashkëpunim të të gjitha forcave politike.”, thekson ai.

Kreu i diplomacisë gjermane ka folur po ashtu edhe për nga një nga cështjet më të komentuara së fundmi nga opinioni publik në Shqipëri dhe Kosovë: shkëmbimin e territoreve mes Beogradit dhe Prishtinës. I pyetur sesi e shikon Gjermania, e cila është një nga kundërshtaret më të mëdha të kësaj teze, ndihmesën e Shqipërisë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, Roth shprehet: Këto përsiatje, jo vetëm që nuk premtojnë shumë sukses, por janë edhe tejet të rrezikshme.

Ministri i ka bërë thirrje Tiranës zyrtare që të distancohet nga çdo lëvizje që mund të çonte në destabilizimin e Ballkanit. “Nga Shqipëria ne presim që kjo ta përdorë në mënyrë konstruktive ndikimin e saj politik dhe të vazhdojë të angazhohet në mënyrë konstruktive për stabilitet në të gjithë rajonin. Kjo vlen veçanërisht për çështjet që kanë të bëjnë me normalizimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mund të jetë vetëm në interes të Shqipërisë që të parandalojë me çdo kusht një destabilizim të ri të Ballkanit Perëndimor, gjë që detyrimisht do të vijonte nga ndryshimi i kufijve”, paralajmëroi kreu i diplomacisë gjermane.

Presidenti Hashim Thaci dhe kancelarja Angela Merkel

Roth deklaron se integriteti territorial i vendeve të Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm për Gjermaninë dhe se përpjekja për zhvendosje kufijsh ka shkaktuar vuajtje të pafundme në të kaluarën. Ai ka konfirmuar se Gjermania vazhdon të qendrojë e patundur në qëndrimin e saj kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan, pavarësisht lotimit të pafundëm të SHBA-së.

I pyetur sei do të ndikonte kjo marrëveshje në procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në BE, Roth shprehet se: “Është e vërtetë se ka qëndrime të ndryshme në lidhje me ndryshimet kufitare. Qëndrimi ynë është se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë duhet ta rrisë stabilitetin në të dyja vendet dhe në rajon. Unë nuk shoh se si mund të arrihet kjo me ndryshime kufijsh. Përkundrazi, Ballkani Perëndimor nuk do të binte në qetësi. Nga vendet fqinje dëgjoj vazhdimisht se ata janë të shqetësuar për këtë diskutim, sepse shohin rrezikun e efektit të dominosë. Për proceset e anëtarësimit në BE kjo me siguri që nuk do të ishte aspak e dobishme.”, përfundon ai.

Verën e kaluar, Aleksandër Vuçiç dhe Hashim Thaçi tronditën mbarë rajonin me idenë e ndryshimeve territoriale si zgjidhjen më të mirë për mosmarrëveshjet Serbi-Kosovë. Ky lajm befasoi shumë ekspertë, por u mbështetet nga kryeministri Rama dhe pothuajse të gjitha fuqitë botërore, përveç Gjermanisë.

Të dy presidentët ishin mjaft të ndrojtur kur binte fjala për të shpjeguar se çfarë lloj ndryshimesh territoriale ishin duke propozuar, por ideja e tyre mori lobim të jashtëzakonshëm si në Bruksel ashtu edhe në Uashington,ndërkohë që kancelarja gjermane Angela Merkel duket se ka mbetur e vetmë në murin e rezistencës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë