Politike

Gjenerali amerikan: Shqipëria shënjestër e Iranit

“Po, Shqipëria mund të jetë një shënjestër për Iranin”. Ky ka qenë paralajmërimi i gjeneralit amerikan Michael Barbero në një konferencë të mbajtur në Tiranë, ku foli gjatë për tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit, por edhe rrezikun potencial që i kanoset vendit tonë.

I pyetur nga Gazeta Si nëse Shqipëria mund të binte pre e agresionit të Iranit, gjenerali i SHBA-së në Lindjen e Mesme i bëri thirrje autoriteteve shqiptare të jenë vigjilente.

“Çdo aleat i besuar i SHBA-së po cilësohet shënjestër. Kështu që mendoj se është e rëndësishme të jemi vigjilentë”, u shpreh Barbero, duke ngritur shqetësimin se rreziku më i mundhshëm ishin sulmet kibernetike.

“Rreziku më i madh paraqitet në sektorin kibernetik. Irani është i njohur për sulmet kibernetike, kështu që Shqipëria duhet të qëndrojë shumë vigjilente. Anti-terrorizmi duhet të qëndrojë po ashtu vigjilent, se bashku me krimin kibernetik’, paralajmëron gjenerali i NATO-s.

Michael Barbedo, Gazeta Si, 2020

Në konferencën e organizuar nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ishin deputetë dhe diplomatë, që ngritën shqetësimin mbi atë që po ndodh në Lindjen e Mesme.

Duke folur për Gazetën Si, Mediu tha se siguria në kampin e grupit opozitar të muxhahedinëve në Manzë ishte rritur.

“Shqipëeria duhet të marrë masa për t’i bërë ballë një sulmi të mundshëm kibernetik apo terrorist”, tha Mediu pa pranuar të komentonte nëse autoritetet shqiptare ishin të përgatitura për një skenar të tillë.

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli i tha po ashtu gazetës Si, se në kampin “Ashraf 3” në Manzë janë marrë masa shtesë sigurie.

“Dje po thoshin se ka shumë polici të shtuar në  kamp”, tha Kodheli.

Takimi i mbajtur në Tiranë vjen pas vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani dhe bombardimit të dy bazave amerikane nga Teherani në shenjë hakmarrjeje. Në kulmin e tensioneve, lideri suprem iranian ka përmendur edhe Shqipërinë, duke e quajtur një “vend të vogël djallëzor” në shërbim të SHBA-së.

Duke folur nga Tirana, gjenerali Barbero tha se sistemet amerikane të alarmit ishin në dijeni duke zbuluar sulmin dhe duke parandaluar kështu humbjen e jetëve. Duke iu përgjigjur raporteve se Uashingtoni mund të sulmojë ushtarakisht Teheranin, gjenerali tha se:  Nuk është e vërtetë që SHBA kërkon të pushtojë Iranin. Vrasja e gjeneralit Soleimani ishte një parandalim. Irani ka organizuar disa sulme të sofistikuara. Kemi ndërmarrë veprimet e nevojshme për të mbrojtur njerëzit tanë.  Sulmi për të vrarë Qasem Soleimani ishte mjaft i rëndësishëm. Më i rëndësishëm se vrasja e Osama bin Laden apo Abu bakr al-Baghdadi. Ai trajnonte të gjithë forcat paraushtarake”, u shpreh ai.

“Nuk mendoj se ka një konflikt global në horizont. NATO duhet të intensifikojë mbështetjen e operacioneve në Irak. Sistemet tona të alarmit e bënë zbulimin para sulmit dhe ishim në gatishmëri. Forcat tona ishte të përgatitura. Irani dha dy mesazhe, por të gabuara” tha ai nga Tirana

Fatmir Mediu, Gazeta Si, 2020

Sipas tij, gjenerali iranian ishte një kriminel ndërkombëtar, që drejtonte sulmet dhe luftën në Lindjen e Mesme.

“Kam qenë 4 vjet në Irak, deri më 2011 isha si oficer i gjeneral Petreas, dhe më pas u riktheva si komandant i NATO-s për të punuar me forcat ushtarake të Irakut. Sulmi për të vrarë gjeneralin ishte mjaft i rëndësishëm, mendoj se ishte më i rëndësishëm se vrasja e Osama Bin Laden, apo AL Bagdad. Ai ishte personi i dytë më i fuqishëm në Iran dhe arkitekti i çdo lloj paqëndrueshmërie atje. Nuk do të kishte luftë atje, nëse ai nuk do të ofronte ndihmën e tij apo nuk do të jepte urdhra. Ai ishte një terrorist, drejtonte të gjitha sulmet.

Në Iran do të ketë disa shënjestra të tjera amerikane, apo në vendet tona aleate. Amerika duhet të vazhdojë këtë politikë dhe të rrisë presionin në këtë rajon”, theksoi Barbero.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë