Mendim

Gazi lotsjellës i pamundëson Bashës opozitën kundër Ramës

Nga Irena Beqiraj - Kur ish-kolegu im, ish-ministër i Brendshëm përdori gaz lotsjellës edhe ujë për të shpërndarë protestuesit e Bashës para Kryeministrisë, të cilët nuk ishin më pak të dhunshëm nga këto të sotmit, pamjet ishin trishtuese. 

Protestusit vunë zjarr tek dera e mbyllur me llamarina e KM. Debati ishte i zjarrtë .....a mund të mbrohen institucionet publike me gaz lotsjellës kundër protestuesve?

Basha edhe eksponentë të PD e "masakruan" Lleshin edhe Ramën për përdorimin e tij. Por koha është tirani më i madh. Siç thotë populli "mos pështy sipër, se të bie në fytyrë".

Sot, në fytyrën e Bashës kanë rënë haptas gjithë "PËSHTYMA E QELBUR" që dikur hidhte mbi Lleshin edhe Ramën. E pra, Rama ka të drejtë të na ulërasë në fytyrë, që është vite drite mbi Bashën, i cili sot gazin dhe policinë e "Ramës" i përdori kundër demokratëve të TIJ.

Veprimi i sotëm përfundimisht e shpërbleu opozitën. Kush ishte arsyeja apo fajtori për një qytetar të thjeshtë, nuk ka fare rëndësi. Rezultati i asaj që ndodhi sot, ka rëndësi.

Nga ky moment, PD-ja e Bashës, nuk bën dot më opozitë kundër Ramës. Nga sot, PD-ja  e Bashës e vulosi të ardhmen e saj. Ajo nga sot, është partia më e vogël opozitare moralisht dhe realisht.

Basha nga sot duhet të heshtë, nuk mund të protestojë më kundër Ramës. Rama është maestroja, ndërsa Basha është thjesht zhgaravina e tij.

Uroj që të jetë ky akt një "shkatërrim krijues". Një opozitë e re duhet të ngrihet gërmadhash, nuk ka rëndësi emri, aq më pak selia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë