Politike

PD: Berisha si Rama i 21 janarit!

Ndërsa ish kryeministri Berisha sulmoi ashpër kreun e PD Lulzim Basha për bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama në zhvillimet e sotme, PD reagoi për protestën në selinë e Partisë Demokratike, duke e krahasuar Sali Berishën me Edi Ramën e 21 Janarit.
“Për të ardhur keq ku përfundoi Sali Berisha, i njëjtë me Edi Ramën e 21 Janarit! Me një grusht njerëzish kërkon të marrë me dhunë Partinë Demokratike për ta kthyer në një bunker, ku të strehojë veten dhe familjen kundër interesit të demokratëve dhe të shqiptarëve! Ka një lajm të mirë në këtë fatkeqësi për Sali Berishën: Ai është i braktisur nga demokratët. Janë më pak se 800 mercenarë në oborrin e PD, që ushtrojnë dhunë në këtë përpjekje të turpshme kundër demokratëve. Aktet e dhunës së sotme kundër Partisë Demokratike shënojnë izolimin final të Sali Berishës dhe largimin me turp nga skena politike” bëhet e ditur në deklaratën e PD-së.
Deklarata e PD u pasua më vonë me një deklaratë drejtuar Policisë së Shtetit për të ndërhyrë në selinë e partisë ku përkrahës të Berishës po tentonin të hynin me dhunë. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë