Kinema

Game of Thrones, Emilia Clarke: Kam parë videot e Hitlerit për t’u përgatitur në sezonin final

Që prej fillimeve në vitin 2011 filmi, “Game of Thrones” ka thyer rekorde në mbarë botën. Çmimet e shumta e kanë bërë atë serialin më të vlerësuar të HBO, i cili ka tërhequr mijëra fansa. 32 milion prej tyre janë vetëm në SHBA.
Detajet që e kanë bërë serialin të veçantë kanë qenë të shumta, nisur këtu nga përzgjedhja e aktorëve dhe duke përfunduar tek realizimi me detaje për çdo skenë. Por së fundmi ra në sy deklarata e aktores protagoniste Emilia Clarke.
Pas përfundimit, ajo tha se ka parë filma të diktatorëve, si nazisti Adolf Hitler për t’u përgatitur fjalimin e saj në film.

“Kam parë shumë video ku diktatorët dhe udhëheqës të fuqishëm flisnin në gjuhë të ndryshme dhe çuditërisht unë arrija t’i kuptoja se çfarë thoshin pa e ditur gjuhën e tyre. Kjo gjë është vërtet e mundur. Ju mund të kuptoni fare mirë se çfarë ka thënë Hitleri në fjalimin e tij të fundit nëse do të jeni të vëmendshëm. Kështu që mendova me vete; nëse do të flas në mënyrë të plotë çdo fjalë që do të them, publikut nuk do t’i duhet të shikojë serialin me titra,” u shpreh Clarke.

https://youtu.be/JMN_9ZFvhIY

Gjithashtu, ajo shpjegoi pse kishte qëndruar “aq e mpirë” gjatë gjithë serialit. Sipas 32 vjeçares, ajo dhe aktorët të tjerë kanë qenë “duke i thënë lamtumirë serialit” njëkohësisht me njerëzit, kur po kuptonin se po vinte fundi. Ndërsa, për sa i përket mendimit të saj se cila do të jetë “trashëgimia” e përhershme e “Game of Throne, ajo është shprehur se gjithmonë do të diskutohet fakti se çfarë e bën një qenie njerëzore, të kontrollojë të gjithë pjesën tjetër të njerëzve.
Në serial janë shpenzuar shuma marramendëse, për të krijuar të gjitha betejat epike dhe efektet mahnitëse. Rezultati pa dyshim ishte i shkëlqyer, deri në momenti e përfundimit të serisë së tetë, e cila ishte dhe finalja e madhe. Por, ka pasur teleshikues që kanë qenë të pakënaqur. Dhjetëra, mijëra fansa kanë shkruar një peticion, për të rikrijuar sezonin final, ndërkohë që HBO ka konfirmuar se historia do të vazhdojë edhe me një serial tjetër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë