Para

Fundi i Euros është më afër se sa mendohet

AEuropa ka qenë përherë një përmbajtje e pabashkuar, me etnicitet të gjerë dhe ndasi, kulturore, linguistike, politike, dhe ekonomike. Duke marrë parasysh këto pabarazi, imponimi i një monedhe të vetme për një popullsi që tani arrin 340 milionë njerëz, ndoshta ka qenë e dënuar që nga fillimi.

Dita që do të vlerësonte Euron u shty në vitin 2012, kur Presidenti i Bankës Qendrore Europiane Mario Draghi tha se Banka Qendrore Europiane duhet të “për çfarëdo arsye”—të ketë një mandat për të përfshirë stimuj monetar masiv për të ruajtur monedhën e përbashkët.
Por veprimet dëshpëruese të Bankës Qendrore Europiane, që kanë  çuar Italinë të përballet me Bashkimin Europian për Buxhetin, me shumë mundësi mund të rezultojnë në abdikimin e euros .

Në kushtet kur kriza paraprake e euro-zonës e 2011-12, e shkaktuar prej paaftësisë së shtetevetë ndryshme anëtare për të rifinancuar borxhet e tyre dhe shpëtuar bankat e turbulluara, është shumë e vështirë të imagjinosh që lidershipi politik dheburokratik i Europës mund të sakrifikojë principet monetare dhe të adoptojëpolitika drakoniane fiskale që do  të shkaktojnëdëme të pakthyeshme në një hapësirë të gjerë të popullatës së rajonit. Në fakt,deklarata e 2012-ës së Draghit—që thuhet se ishte menduar prej SekretaritAmerikan të Thesarit Timothy Geithner dhe të tjerët ka qenë një shprehje epapërshkrueshme—që në atë kohë u duk se solli krizën.

Më shumë duket se ka qenë, lançimi i një politike sasiore lehtësuese të gjerë prej Rezervës Federale Amerikane që precipitoi që u duk se ishte një ndryshim pozitiv i kursit në Europë. Brenda një periudhe të shkurtër kohe, në 2012, Rezerva Federale bleu 1 triliard asete financiare, me Bankës e Japonisë që ndjek shembullin në një shkallë të ngjashme.

Shqetësimet e Europës ende nuk janë pakësuar me të vërtetë. Prej 2015-ës, euro zona u përfshi sërish nga kriza, me fokusin kryesor tek Greqia, sistemi bankar i së cilës ishte në rrezik. Më pas, vetë Banka Qendrore Europiane ndërmori një program për blerjen e aseteve, duke shpenzuar rreth 80 mld euro (90 mld $) në muaj. Fushata e Bankës Qendrore (që po përfudnon këtë vit) injektoi në ekonominë europiane një total prej 2.5 triliard euro në tre vjetë, dhe bëri që normat e interesit rezultuan negative 0.4%.

Draghi u përgëzua në vitet e kaluara si njeriu që shpëtoi Europën. Por politika monetare dhe ashpërsia e imponuar në shumë vende europaine rezultoi shkatërruese, duke shpënë në trazira socio-politike dhe nivele të ashpra të pabarazisë ekonomike. Euro, rezultoi të ishte problemi, jo zgjidhja.

Nuk ka asnjë koiçidencë, me t’iu dhënë ilaçi i BQE-së, që Marine Le Pen mori 34% të votave në zgjedhjet e fudnit presidenciale në Francë, dhe që partia e tij ultranacionaliste po drejton partinë e Presidentit Macron në sondazhe drejt zgjedhjeve për Parlamentin Europian. Italia po udhëhiqet nga një koalicionit i krahut të djtahtë i përbërë prej Ligës së Veriut dhe Lëvizjes Populiste Pesë Yjet.

Edhe në Gjermani, alternativa e ekstremit të djathtë të Gjermanisë dhe krahu i majtë i Partisë së Gjelbërt fituan shumë vota në zgjedhjet e fundit shtetërore. Kancelarja Angela Merkel deklaroi se nuk do të konkurojë sërisht në Dhjetor për lidershipin e partisë së saj Unioni Kristianb Demokrat, dhe nuk do të kërkojë rizgjedhjen si kancelare.

Ndërsa, mekanizmi i synuar 2 për financimin e mangësive të zonës së euros është tërësisht i mbështetur nga sistemi financiar gjerman, sëbashku me Hollandën, Luksemburgun, dhe Finlandën, duke nxjerrë më shumë se 1 triliard euro për bamirësi përfshirë Italinë, Spanjën, dhe, në një masë më të vogël, Francën. Në retrospektivë, lehtësimi sasior i BQE-së është zëvendësuar me një zgjidhje afatgjatë.

Përkundër kësaj tabloje, tanimë është e rëndësishme të shohësh me vëmendje Italinë. Komisioni Europian ka kërkuar që qeveria e re e Italisë, e cila u zotua ti jepte fundgjendjes së keqe ekonomike, ripa buxhetin e saj, duke kufizuar buxhetin dhe ulur defiçitin. Por ndryshe nga Greqia, Italia nuk kundërshtohet lehtë.


Matteo Salvini, lider i Ligës së Veriut, ka etiketuar Jean-Claude Juncker, presidentin e Komisionit Europian, si “armik të Europës,” dhe e ka quajtur euron “monedhë të Gjermanisë,” duke shtuar se “ishte, është, dhe do të mbetet një gabim.”

Shumë syresh shpresojnë që distanca e fundit do të zgjidhet me një politikë buxhetore të shtrirë që është në fakt përgjatë eurozonës. Edhe sikur Gjermania dhe satelitët e saj dakordohen të implementojnë një politikë të tillë, gjithsesi, e cila është dyshuese, do të jetë në një shkallë që do të shkaktojë një inflacion të padëshiruar, destabilizim të monedhës, fluturim të kapitalit, dhe rritje dramatike në afatgjatë të normave të interesit.
Komisioni Europian ka treguar pak fleksibilitet në negociatat e tij për Brexit, duke synuar të penalizojë Mbretërinë e Bashkuar për vendimin e saj për të lënë Bashkimin Europian. Në këtë, Brukseli (që është kryeqyteti de fakto i Bashkimit Europian) ka Italinë në mendje.
Zgjidhja më e duartrokitshme për në bllokimin e fundit shfaqet të jetë “Italexit”—shkëputja e Italsië nga euro zona. Mohimet e shumta prej liderëve që kjo ide “nuk konsiderohet dhe asnjë opsion i ngjashëm nuk ekziston” sugjeron në fakt që është pikërisht ky.

Duke marrë parasysh përmasat e ekonomisë italiane, një dalje e tillë do të precipitonte vetë zonën euro . Ashtu si Salvini, që është lideri de-fakto i Italisë, së fundmi ka thënë për euron, “Vetëm vdekja është e pakthyeshme.”

*Burimi: barrons.com
*Përshatti: Sabina Veizaj


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë