Një 18-vjeçar në Shkodër ka plagosur një 32-vjeçar pas një konflikti mes tyre. Arvin Fregjaj e ka sulmuar Vildan Kepëcën në poliklinikën e qytetit dhe më pas është larguar. Fatmirësisht, i lënduari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia bën me dije se gjatë rrugës për në vendngjarje, kishin marrë informacion se vëllai i të plagosurit, Arben Kepëca, sapo kishte mësuar ngjarjen, kishte marrë armën për të shkuar dhe vrarë Fregjajn.
Policia ka ndërhyrë dhe e ka arrestuar 41-vjeçarin që tentoi të largohej dhe hodhi armën e zjarrit që mbante me vete.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje