Futboll

“Frika Malcom”, Roma nxiton të firmosë me mesfushorin francez

Është arritur akordi me lojtarit dhe drejtuesve të Romës. Sipas “Corriere Dello Sport” Stiven Nzonzi do të jetë lojtari më i Romës dhe për këtë gjë nuk ka më dyshime. Mesfushori kampion bote ka rënë dakord me ofertën prej 2.5 milion euro në sezon dhe pritet që shumë shpejt të zbarkojë në kryeqytetin italian.

Roma ka nxituar tratativat me mesfushorin francez, e ndikuar edhe nga ajo çfarë ndodhi vetëm një javë me parë me brazilianin Malcom që anuloi çdo gjë vetëm në minutën e fundit për të firmosur më pas me Barcelonën. E vetmja pengesë që Roma duhet të kalojë tashmë është, të bindë Sevlijan që ta lëshojë mesfushorin e saj para datës 6 gusht, kohë kur spanjollët mund të bëjnë të tyrin Gonalo nga Premier League.

Shifra që Roma do duhet të shpenzojë për të sjellë Nzonzi në Serie A është jo më shumë se 22 milion euro. Futbollisti 29-vjeçar cilësohet si zëvendësuesi ideal i Raxha Naingolan që në qershor u largua në Milano për të firmosur me Inter.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë