Komunitet

Foto dite/ Shqiptarët me maska, të huajt pa maska

Ka 24 orë që ka hyrë në fuqi akti normativ për përdorimin e maskave me detyrim për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 për çdo individ në të gjitha ambientet e mbyllura përfshirë transportin publik apo privat qoftë.

Thënë kjo të gjithë duhet të përdorin maska, shqiptarë apo të huaj qofshin.

Gazeta “Si” fotografoi rastësisht sot në rrugë një grup turistash që zbrisnin nga një autobus dy katesh,  të gjithë pa maska, ngjitur me njëri tjetrin.

Një grumbull të huajsh që po vizitonin Tiranën, që me mëngjes “të udhëhequr” në gjuhen angleze nga një cicerone shqiptare.

Shumë mirë që vizitojnë Tiranën e zhvillojnë turizëm në vend.

Por mos mbajtja e maskave, një detyrim që është përcaktuar në gjithë territorin e Shqipërisë, (në të kundërt ka sanksione), nuk i përjashton as ata.

Dhe këtë duhet ta kenë parasysh edhe agjencitë turistike.

Edhe vetë ministri për Turizmin që nuk ka lënë karamele e lule pa shpërndarë për këdo të huaj që na zbret në Rinas për turizëm...

...Se po japim karamele, por do marrim Covid.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë