Futboll

“Football Leaks”, shifrat marramendëse që përfitojnë lojtarët

Jo të gjitha shifrat zyrtare që publikon për mediat dhe autoritetet e vendeve përkatëse tregojnë shifrën reale më të cilën një klub paguan një futbollist. Shpesh, brenda këtyre rrogave ka pagesa të ashtuquajtura “të fshehura”, që kanë të bëjnë numrin e ndeshjeve, performancës në fushë, asistet, golat, trofetë e të tjera detaje teknike.

I ashtuquajtur “Football Leaks” ka zbuluar disa detaje nga pagat e lojtarëve Morata, Sanchez, Van Dijkj, Salah dhe Lukaku.

E nisim me Sanchez. Football Leaks thotë se Manchester United arriti ta bindë kilianin, duke i ofruar një kontratë me pagë prej 20 milionë Paund neto në sezon, shifër së cilës i shtohen edhe 75 mijë Paund të tjerë që i akordohen për çdo ndeshje që nis si titullar dhe 1 milionë Paund të tjera thjesht për firmën e hedhur në kontratën me “Djajtë e Kuq”.

Por jo vetëm kaq, Sanchez do të marrë edhe 2 milionë Paund të tjerë nëse do të arrijë të shënojë 40 gola në një sezon, 1 milionë Paund do t’i marrë nëse Manchester United fiton Championsin, e 500 mijë nëse fiton Europa League.

Pierre Emerick Aubameyang la Borusian për të shkuar te Arsenali, ku firmosi 18 milionë Paund. Kësaj shifre i shtohen 15 milionë Paund në formën e shpërblimit për besnikërinë që do ta marrë në 4 këste deri në fund të 2021, kur i skadon kontrata.

300 mijë Paund do t’i përfitojë nësë shënon 25 gola e asiste, 50 mijë do t’i përfitojë për çdo ndeshje të nisur si titullar në Premier League. Deri më tani ai ka humbur një bonus të majmë prej 2.26 milionë, të cilat do t’i merrte nëse arsenali do kualifikohej në Champions

Van Dijk dhe Salah janë bdy goditjet e mëdha të Liverpoolit. Mbrojtësi holandez u transferua në Angli për 80 milionë Euro. Si mbrojtës që është, ai do të përfitojë 375 mijë Paund nëse ndihmon skuadrën të mbajë të paprekur portën për 18 ndeshje, 500 mijë nëse kjo ndodh për 20 ndeshje dhe 750 mijë për 22 ndeshje. Përsa i përket Salah, Liverpooli do të detyrohet t’i paguajë Romës 2.5 milionë, Paund duke qenë se egjiptiani e ka kaluar kuotën e 35 golave të shënuar.

Edhe Morata përfiton para shtesë nga disa klauzola tek Chelsea. Spanjolli përfiton një pagë prej 10 milionë Paund në vit, por kësaj shifre i shtohen 830 mijë Paund të tjerë për zhvillimin e 50 për qind të ndeshjeve si titullar dhe nëse ai do të arrijë që në një sezon të shënojë 25 gola, do të përfitojë 880 mijë Paund të tjerë.

Romelu Lukaku ka bërë të buzëqeshë edhe Evertonin, i cili përfitoi nga Manchester United 10 milionë Paund për sezonin pozitiv të belgut, që ka shënuar 26 gola në këtë vit. Po kështu Evertoni përfiton edhe 5 milionë Paund të tjerë nëse Lukaku do të rinovojë me “Djajtë e Kuq” edhe pas vitit 2022, ose nëse ai gjatë kësaj kohe do të kalojë në ndonjë skuadër tjetër.

Vetë Lukaku do të përfitojë 4.5 milionë Paund nëse arrin në kuotën e 50 golave e asisteve, diçka që këtë sezon nuk e arriti dhe 2.4 milionë të tjerë për besnikërinë ndaj klubit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë