Treg

FMN: Rënia e çmimit të shtëpive mund të dëmtojë tregjet financiare nëse normat e interesit rriten. Ja se si

Pandemia rriti çmimet e banesave në nivele rekord në shumë shtete, sidomos në ekonomitë e zhvilluara, lidhur me interesat e ulëta dhe kufizimet në furnizim. Pastaj çmimet filluan të bien në fund të vitit të kaluar në shumë vende, ndërsa të tjerat panë ritmin e fitimeve të ngadaltë.

Ngadalësimi qe më i dukshëm në ekonomitë e zhvilluara me shenja të rënies së vlerës para dhe gjatë pandemisë. Me rritjen e  normave të interesit nga bankat për të luftuar inflacionin, kosto mesatare e një kredie shkoi 6.8% në fund të 2022-shit. Tani, nëse kostot e huamarrjes vazhdojnë të rriten, kërkesa dhe çmimet e banesave do të dobësohen përsëri.

Vendet me nivele të larta të borxhit të familjeve, një pjesë e madhe e të cilave është me norma të ndryshueshme janë më të ekspozuara ndaj interesave me të larta, duke rezultuar në një rrezik më të lartë mospagimi. Kanadaja, Australia, Norvegjia dhe Suedia janë në rrezik më të madh, sipas të dhënave nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, një grup prej 38 ekonomish kryesisht të përparuara.

Nga ana tjetër, vendet ku çmimet e banesave u rritën shpejt, rënia e çmimeve në prag të ciklit aktual të shtrëngimit të politikës monetare mund të përmirësojë përballueshmërinë.

Ndërkohë ka ndryshime thelbësore midis rrethanave të krizës financiare të tanishme dhe të asaj të një dekade më parë. Në shumicën e rasteve, ndërkohë që ka pak gjasa që rënia e çmimit të banesave të nxisë një krizë financiare, një rënie e mprehtë edhe mund ta dëmtojë.  Grumbullimi i dobësive kërkon monitorim të ngushtë në vitet e ardhshme – dhe ndoshta edhe ndërhyrje nga politikëbërësit.

Bankat janë të kapitalizuara më mirë se përpara krizës financiare globale dhe standardet e kreditimit në shumë ekonomi të përparuara janë më të shtrënguara sot se përpara krizës.

Megjithatë, raporti mesatar i borxhit ndaj të ardhurave të familjeve ndërmjet vendeve është pothuajse i njëjtë me atë të vitit 2007, i nxitur kryesisht nga familjet në ekonomitë që arritën t'i shpëtonin barrës së krizës financiare globale dhe që atëherë kanë marrë huamarrje të konsiderueshme.

Analizë nga FMN/Përshtati: Gazeta ‘SI’


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë