Mendim

Flutura Açka: Shqipërinë s’e fituam, Himarën e ‘helenizuam’

Deputetja e PD-së, Flutura Açka, ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve me humbës të thellë opozitën.

"E trishtueshme për ne: humbësat dhe babadumsat.

Tani fajtorët të ikin në shtëpi, jo të kërkojnë alibi. Jo Shqipërinë nuk e fituam, por Himarën e “helenizuam” dhe Tropojën të kërcejë tallava e detyruam. Pjesë e humbjes sonë janë edhe showman-ët dhe show-woman-et e mbrëmjeve tona politike, që i ngopën të djathtët me rrenën e madhe të rilindjes blu nëpër ekranet bujare me para e pabesi të dhuruara nga banda mavi. Keni moral të flisni ende ju për demokraci?!", shkruan Açka.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë