Ne rrjet

Flluska e arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor!

Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka përjetuar një ndryshim dramatik në sistemet arsimore gjatë dekadave të fundit. Që rrënia e komunizmit në Shqipëri nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë, ose, të gjitha vendet e rajonit janë detyruat ta përshtatin sistemin e tyrë sipas nevojave të veta. Këto ndryshime shoqëruar me rritjen e kostove, rritjen e korrupsionit në arsim dhe rritjen e papunësisë në mesin e të sapodiplomuarve, kanë shkaktuar një “flluskë” të madhe në sistemin arsimor.

Për pjesën më të madhe të shekullit të 20-të, arsimi ishte një sektor më se i kontrolluar në rajonin e Ballkanit, ku vetëm institucionet e autorizuara nga shteti angazhoheshin në arsimin e lartë dhe kërkimet shkencore. Universitetet ishin të pakta, zakonisht të themeluara në qendrat rajonale dhe administrative të republikave përbërëse dhe të rezervuara për disa të privilegjuar. Për shembull, pas shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1991, u zbuluan se vetëm 19 universitete i shërbenin 21 milion banorëve te ish federatës.

Megjithatë, në përgjigje të presioneve të jashtme për t'u bërë pjesë e Zonës Europiane të Arsimit të Lartë (EHEA) nëpërmjet Procesit të Bolonjës, si dhe presioneve të brendshme për të akomoduar numrin në rritje të studentëve që dëshironin të ndiqnin arsimin e mesëm dhe të lartë, vendet e Ballkanit Perëndimor u detyruan të përmirësojnë sistemin e arsimit të lartë.

Universiteti i Tiranes 

Edhe pse Serbia aktualisht është vendi me numrin më të lartë të institucioneve të arsimit të lartë, Shqipëria është ajo që mban rekordin e numrit të lartë studentëve, 43,8 studentë për 1.000 banorë.

Nocioni që një diplomë universitare është një investim i shkëlqyer falë të cilës mund të paguhesh me të ardhura shumë më të larta në krahasim me një diplomë të shkollës së mesme, ka bërë që shumë të rinj në Ballkanin Perëndimor të zgjedhin universitetet dhe jo një shkollë profesionale. Ky fakt paraqet faktorin kryesor që ka çuar në rritjen e numrit të studentëve që vazhdojnë arsimin e lartë. Për më tepër, besimi se arsimi i lartë garanton një të ardhme më të mirë ka bërë që pjesa më e madh e studentëve në Ballkanin Perëndimor të mbesin të papunë.

Një nga sinjalet paralajmëruese për formimin e një flluskë në sektorin e arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor mund të gjendet pikërisht në statistikat aktuale të papunësisë. Analiza e të dhënave të papunësisë dhe krahasimi me numrin e rritjes së studentëve është një shenjë mjaft shqetësuese që tregon se të sapodiplomuarit nuk kanë qenë në gjendje të gjejnë punë. Kjo ndoshta mund të shtojë presion ndaj të diplomuarve të tjerë që janë punësuar, pasi që të gjithë luftojnë për numrin e kufizuar të vendeve të punës, duke ulur rrogat e njëri-tjetrit.

Marrëdhënia midis rritjes ekonomike, punësimit dhe dinamikës së papunësisë është ndër çështjet më sfiduese në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor. Në shumicën e vendeve të rajonit norma e papunësisë për të rinjtë vazhdon të jetë e lartë, duke detyruar shumicën dërrmuese të studentëve me arsim te lartë të regjistrohen në institucione publike ose grupe rinore partiake, me shpresën se do të mund të punësohen.

A është e përballueshme rritja e numrit të studentëve?

Nga viti 2007 deri në vitin 2012 regjistrimi i studentëve në Ballkanin Perëndimor u rrit mesatarisht me 7% në vit. Në po këtë vit numri i studentëve që ndiqnin arsimin e lartë në Shqipëri u rrit me 50% krahasuar me shifrat e vitit 2006.

Nisur nga presionet e brendshme politike dhe dëshira për t'iu përmbajtur Parimeve të Bolonjës, vala e liberalizimit të arsimit të lartë paraqiti një sërë ndryshimesh strukturore në sistemet arsimore të Shqipërisë dhe Ballkanit. Ato përfshinin privatizimin dhe mungesën e kontrollit. Këto ndryshime bënë që njësi të ndryshme ekonomike nga shteti të krijonin dhe të financojnë institucionet e arsimit të lartë në mënyrë që të plotësonin nevojat e ndryshme të trupit studentor. Megjithatë, këto ndryshime erdhën me një kosto të madhe, pasi shteti nuk ishte më i detyruar të mbante plotësisht barrën e financimit dhe ia transferoi një pjese të kësaj barre sektorit privat.

Marrja e një diplome universitare para vitit 2006 kishte kosto të vogël financiare dhe arrihej pas kalimit nëpër një sërë filtrash akademike, por sot kostot e arsimit të lartë janë rritur ndjeshëm në të gjithë rajonin. Ndjekja e arsimit të lartë në universitetet shtetërore zakonisht kushton 891 euro në vit, ndërsa shkollimi në një universitet privat kushton 2.231 euro në vit.

Protestës tudentore në Maqedoni  

Kostoja më e ulët e arsimit të lartë mund të gjendet në Maqedonisë, ndërsa studentët malazezë paguajnë më së paku për shkollim në një universitet privat, vetëm 1.292 euro. Një problem tjetër strukturor ka të bëjë me mungesën e skemave institucionale për të kompensuar kostot e shkollimit. Disa vende në rajon japin një numër të madh bursash, por këto shuma nuk i mbulojnë të gjitha shpenzimeve të lidhura me arsimin për studentët, siç janë tarifat, librat dhe shpenzimet e jetesës.

Në këto kushte, investimi në arsim nuk është një zgjedhje, por është domosdoshmëri për këtë rajon. Vendet e Ballkanit duhet ta trajtojnë këtë çështje sa më shpejt që të jetë e mundur. Sipas ekspertëve, hapat duhet të ndërmerren menjëherë për të siguruar përmirësimin e sistemit arsimor në Ballkan janë: së pari miratimi i një sistemi arsimor që ofron trajnime akademike, së dyti, përmirësimi i nivelit të pedagogëve dhe së fundi, zgjedhjen e rektorëve që kanë treguar se mund të mbrojnë interesat e studentëve.

Arif Shala, drejtor ekzekutiv i Institutit për Studime të Zhvillimit Ekonomik në Prishtinë, thotë se kur bëhet fjalë për të ardhmen e rajonit, çelësi i vetëm është arsimi. “Ajo që dimë me siguri është se ajo që është bërë deri më tani nuk funksionon. Sipas renditjes universitare, universitetet në Shqipëri renditen në vendin e 22010-të. Institucionet në Mal të Zi renditen në vendin e 15619. Situata është më e mirë në Maqedoni, ku universiteti më i madh shtetëror renditet në vendin e 1256-të. Një zvogëlim i numrit të studentëve do të rriste menjëherë cilësinë e arsmit. Universitetet kanë një numër të vogël profesorësh, burime të pakta dhe hapësirë të kufizuar për studentët”, shkruam ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë