Christopher Ingraham / Washington Post – Duke pasur parasysh zgjedhjen mes fistikave të veshura dhe atyre të zhveshura në dyqanet ushqimore, unë gjithmonë zgjedh versionin e parë. Fistikët me guaskë tashmë duken si një shpenzim i tepërt i rezervuar për bankierët e investimeve dhe tregtarët. I them vetes, njerëzit me kredi studentore nuk mund të shijojnë kënaqësinë e fistikëve të paqëruar. Çdo arror i qëruar me duart e mia nuk i jep vetëm një trajtim për ta shijuar më shumë procesin, por edhe një ndjenjë statusi dhe virtyti.

Besimet e mia për fistikët janë bazuar në supozimet ndaj çmimit. Dhe ne këtu në Wonkblog priremi të jemi skeptikë ndaj supozimeve, duke qenë besimtarë në fuqinë e empirizmit edhe kur është fjala për fistikët. Pra, me bekimin e një redaktori lehtësues, vendosa të bëja analizën e mëposhtme të kosto-përfitimit të fistikëve të veshur e të zhveshur për të provuar nëse supozimet e mia ishin të sakta. Ajo që mësova më tronditi në thelbin e besimit tim.
Materialet e mia ishin një çantë prej 226.8gr me fistikë të veshur dhe një çantë prej 170.1 gr të zhveshura, të blera nga dyqani ushqimor lokal. Një analizë e shpejtë e çmimit duket se i konfirmonte besimet e mia: Fistikët me guackë kushtonin 75 cent për 28,3 gr, ndërsa varianti tjetër ishte dy herë më i shtrenjtë, në 1,50 dollarë për 28,3gr.
Por nuk është krahasimi që ne dëshirojmë. Ndërsa përmbajtja e çantës me fistika me çmim më të lartë është 100% e ngrënshme, fistikat me guaskë përmbajnë një përqindje të panjohur të kokrrave të ngrënshme dhe hapësirës boshe. Për një krahasim të duhur mes dy llojeve të servirjes së fistikëve, ne kemi nevojë për të kthyer një sasi të fistikëve të veshur në ekuivalentin e tyre të zhveshur.

Në këtë mënyrë, mora një filxhan me fistikë të veshur dhe nisa ti qëroj. Unë isha disi i befasuar kur zbulova në fund, se përmbajtja zinte deri në gjysmën e një filxhani të produktit të paqëruar. Me fjalë të tjera, keni nevojë për dy gota me fistikë të veshur, për të marrë një filxhan me fistikë të qëruar.
Dy filxhanët me fitikë me guackë në çantën prej 226,8 gramshe rezultoi një filxhan me fistikë të qëruar gati për tu ngrënë. Në anën tjetër, qesja që përmbante 170,1 gr fistikë të qëruar përmbante 1 filxhan e gjysmë fistikë gati për tu ngrënë. Ajo që bëra ishte konvertimi i kostos për qese në kosto për filxhan produkt gati për tu ngrënë dhe u trondita kur më rezultoi se ishin identike: 5,99 $ për filxhan fistikë të qëruar.
E thënë ndryshe, fistikë me lëvozhgë apo pa lëvozhgë, çmimi i konsideruar i mençur bëhet zero kur është fjala për atë që përfundon në barkun tuaj.
Por analiza nuk përfundon këtu. Të zhveshësh fistikët kërkon kohë mbi të gjitha, dhe si një mendje empiriste e mirë ekonomike, ne këtu tek Ëonkblog në përgjithësi pranojmë teorinë e Benjamin Franklin që koha është para. Kështu që nuk mund të krahasojmë kostot e fistikëve të paqëruar dhe atyre të qëruar pa llogaritur kostot indirekte siç është koha e zhveshjes së fistikëve.

Mënyra më e thjeshtë për ta bërë këtë është supozimi se koha e një personi vlen çfarëdo që t’i paguajë shefi i tyre për të shkuar në punë: Nëse e bëni 10 $ në orë, një orë e kohës suaj vlen 10 $. Pra, ne mund të shumëfishojmë pagën për orë të një personi nga pjesa e një ore që duhet për të qëruar një filxhan fistikë për të përcaktuar koston e tyre të vërtetë të një filxhani të fistikëve të gatshëm për të ngrënë kur blenë varietetin e guaskës.
Zbulova se koha që shpenzova ishte ekzaktësisht 6 minuta, ose një e dhjeta e orës, për të zhveshur guackat e fistikëve në mënyrë manual. Kjo do të thotë që shpenzohet 12 minuta për të transformuar dy filxhanë me fistikë të veshur në një filxhan me fistikë gati për tu konsumuar.

Llogaritja e punës në këtë rast ka efekte drastike. Nëse bëni 20 $ në orë, për shembull, fistikë me guackë puna konsiderohet në gati 10 dollarë për filxhan të fistikëve të qëruar: 5.99$ për fistikë, plus 4 dollarë për ti qëruar. Nëse e bëni 40$ në orë, kostoja rritet deri në 14 dollarë për filxhan me fistikë të qëruar. Kujtojnë se kostoja e fistikëve të qëruar mbetet e njëjtë, pavarësisht nga paga juaj për orë për shkak se ju nuk keni nevojë të bëni ndonjë punë për të qëruar fitikët.
Shkurtimisht, mund të konkludojmë se, larg nga të qenit një luks, blerja e fistikëve të qëruar është në fakt zgjedhja e përgjegjshme nga ana fiskale. Nuk ka asnjë skenar në të cilin kursimet e kostos së një qeseje me fistikë të veshur të justifikojnë shpenzimet shtesë indirekte në punë. *Sabina Veizaj
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.