Politike

Firmosja e marrëveshjes për njohjen reciproke të pensioneve me Italinë çështje orësh, Igli Hasani vizitë në Romë

Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian janë mbledhur këtë të hënë në Romë në një Takim Ministror për Perspektivën Evropiane të Ballkanit Perëndimor, ku pjesë e saj është edhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani.

Po sot pritet firmosja e marrëveshjes për njohjen reciproke të kontributit për sigurimet shoqërore mes Italisë dhe Shqipërisë firmosur respektivisht mes Hasanit dhe homologun e tij Tajani.

Marrëveshja vjen si një detyrim dhe e drejtë ndaj qytetarëve shqiptarë, italianë dhe italo-shqiptarë, të cilët kanë punuar dhe kontribuar në ekonominë dhe përparimin social të dy vendeve


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë