Kinema

Filmat tuaj për festa

Filmat e Krishtlindjes rrallëherë mund të jenë të vlerësuar nga kritika apo të kenë fituar çmime “Oscar”, por ka diçka ngushëlluese kur sheh të njëjtat fytyra dhe të njëjtët funde të lumtur çdo vit. Nga klasikët e fëmijërisë që i keni përsëritur vit pas viti, tek prodhimet më të reja, ka diçka për këdo që dëshiron të ngrohtë zemrën për festa. Ja një listë me filma për Festa që i shkojnë për shtat çdo lloj shijeje –nëse kërkoni për të qeshura apo lot.

It's a Wonderful Life - Është jetë e mrekullueshme (1946)
Ky film bën bashkë ëmbëlsinë me traumën. Një sukses në arkëtimet e kinemasë, kur u dha premierë më 1946, ky film i James Stewart është tanimë një klasik, duke shfaqur tema si falimenti, vdekja e një vëllai dhe mendime vetëvrasjeje.
Home Alone - I vetëm në shtëpi (1990)
Ky film i ’90 nga John Hughes, e katapultoi aktorin Macauley Culkin drejt famës. Shfaq fuqinë e një vogëlushi që ndihet i kërcënuar nga grabitësit dhe, nuk ka të rritur që mund t’i vijnë në ndihmë.

Home Alone, 2


A Christmas Story- Një histori Krishtlindjeje (1983)
I vendosur pas në kohë, në vitet ’40 dhe me pak ndryshime – nëntëvjeçari Ralphie dëshiron vetëm një gjë për Krishtlindje, një pushkë lodër. Çdo prind mund ta ndiejë dhimbjen e tyre.
Scrooged - Kurnaci (1988)
Një tjetër film me shpirtin e Festave, por vetëm për të rriturit, duke qenë se shefi televiziv, cinik dhe egoist i interpretuar nga Bill Murray përndiqet nga tre fantazma dhe mëson diçka nga përvoja.

The Nightmare Before Christmas


The Nightmare Before Christmas - Makthi përpara Krishtlindjes (1993)
Mund të argumentoni se është film Hollivudi, por ka të bëjë me gëzimin festiv, Jack vishet si Santa!
How the Grinch Stole Christmas - Si e vodhi Grinçi Krishtlindjen (2000)
Jim Carrey mori rolin më të zymtë të Dr. Seuss-it për një film vërtet të ëmbël të vitit 2000, me disa skena makthi dhe shumë rima.

Si e vodhi Grinçi Krishtlindjen


Miracle on 34th Street-Mrekulli në rrugën 34 (1947)
Gjatë viteve kanë dalë shumë versione të këtij filmi – 1947, 1955 dhe 19994 – por tema qendrore është e njëjta. Një nënë e dhënë pas biznesit, rigjallëron besimin e saj tek Plaku i Krishtlindjes, të gjithë buzëqeshin. Vajza e vogël gjithashtu beson se ishte Santa.
White Christmas-Krishtlindje e Bardhë (1954)
Një nga artikujt kryesorë të sezonit të festave, Krishtlindje e Bardhë duhet parë për Krishtlindje. Me një version të ri të klasikes së Bing Crosby-it nga Hani i Pushimeve, mjuzikali sheh një akt muzikor me dy motra që ndihmojnë një ish komandant ushtarak të shpëtojë shtëpizën e tij.

The Muppet Christmas Carol, 1992


The Muppet Christmas Carol – Këngë Krishtlindjeje version i Muppet(1992)
Ky version me kukulla i vitit 1992 rimerr tregimin e Dikensit, por është më argëtues.
Bad Santa – Babagjyshi i keq (2003)
Një tjetër film për të rritur, me Billy Bob Thornton si i keqi Shën Klaus që shpërfill fëmijët e çiltër.
Love Actually (2003) Dashuria në të vërtetë
Ose jeni për Krishtlindjen britanike ose nuk jeni, por fuqia e yjeve përshin Keira Knightley, Bill Nighy, Liam Neeson, Andrew Lincoln, Martine McCutcheon, Hugh Grant, Alan Rickman, Emma Thompson… dhe lista vazhdon me të tjerë aktorë të njohur.

Santa Claus, 1994


The Santa Clause - Shën Klausi (1994)
Në vitet ‘90, Tim Allen ishte legjendë televizive dhe rimarrja e tij komike e temës festive, e shfaq atë si një baba që bëhet aksidentalisht Babagjysh.
The Snowman - Njeriu prej bore (1982)
Ky film i Raymond Briggs është një klasik i pastër i Krishtlindjes. Zëri i Aled Jones nuk shfaqet në film por klasiku britanik është ipërsorur falë figurave që lëvizin.

The Snowman


Gremlins - Kukudhët (1984)
Ato krijesa të vogla, të shëmtuara dhe të frikshme, mund të mos ju bëjnë të ndiheni festiv,por kurrë nuk do ta harroni sesi i ati i Phoebe Cates vdiq farë rrëfenjës së saj të frikshme, më 1984-ën.
Frozen (2013)
Në një shkallë tjetër, aventurat e Elsës dhe së motrës, Anës dhe një aradhe miqsh festiv ishte një kryevepër për Disney-in dhe është ende miqësor me fëmijët.
Jingle All The Way - Zilja tringëllon (1996)
Një baba i dhënë pas punës harron t’i blejë një dhuratë të birit, Jamie – lodrën e sezonit. Ai nis një garë për të blerë lodrën para se të jetë shumë vonë.

Polar Express


Polar Express - Treni Ekspres Polar (2004)
I vlerësuar për animacionin, ky film ka zërin e Tom Hanks dhe shpirtin e një fëmije që beson tek Krishtlindja.
Holiday Inn - Hani i pushimeve (1942)
Filmat klasikë të Hollivudit nuk kanë qenë kurrë më të lavdishëm sesa kur kanë bërë bashkë Bing Crosby dhe Fred Astaire më 1942 dhe e kombinuan me një kolonë të mahnitshme zanore të Irving Berlinit.
Deck the Halls – Zbukuro sallat (2006)
Dy fqinj luftojnë ndërsa nisin dekorimin e shtëpive. Është një skenar aq i thjeshtë, por interpretojnë Broderick dhe DeVito.

Elfi, 2003.


Elfi (2003)
Ky hit i vitit 2003 është bërë klasik, pasi shikuesit nuk ngopen me situatat qesharake të Will Ferrellit, një njeri i rritur si elf e që më në fund takohet me babain e tij të vërtetë, interpretuar nga James Caan.
Rudolph the Red-nosed Reindeer- Rudolfi, dreri hundëkuq (1998)
Ky film magjik i animuar është një rrëfenjë klasike që nuk duhet humbur nga fëmijët.

Arthur Christmas


Arthur Christmas – Artur Krishtlindja (2011)
Një film i mençur dhe i sinqertë festash që mund ta shohësh me fëmijët. Historia e parrëfyer sesi Babagjyshi i shpërndan ato dhurata.
Last Holiday - Pushimet e fundit (2006)
Queen Latifah diagnostikohet si një paciente me sëmundje terminale. Ajo e kap jetën nga brirët, merr kursimet e saj dhe niset drejt Europës. Sigurisht kur i shpenzon të gjitha paratë dhe kupton se nuk është e sëmurë terminale, gjërat marrin drejtim të çmendur.

A Christmas Prince


A Christmas Prince - Një princ Krishtlindjeje (2017)
Mund të mos jetë suksesi më i madh i Hollivudit, po ka diçka që duhet thënë rreth kënaqësisë që të jep kur e sheh. Është një nga filmat më të dobët të Krishtlindjes, për të mos folur për mënyrën sesi i portretizojnë gazetarët, por mund të ulesh, ta fikësh trurin dhe të shkrihesh me skenarin qesharak. Nga fundi i filmit kuptojmë se për çfarë bëjnë fjalë filmat e Krishtlindjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë