Juria e së 75-ës Shfaqje Ndërkombëtare të Artit Kinematografik – e përbërë nga Guillermo del Toro (president), Sylvia Chang, Trine Dyrholm, Nicole Garcia, Paolo Genovese, Malgorzata Szumowska, Taika Waititi, Christoph Waltz dhe Naomi Watts – i akordoi Luanin e Artë filmit “Roma” të regjisorit Alfonso Cuaron.

Luani i Argjendtë për regjinë më të mirë i shkoi Jacques Audiard-it, për filmin “Sisters Brothers”, Luani i Argjendtë –Çmimi i Madhi Jurisë iu dorëzuar filmit “The Favourite”, me regji të Yorgos Lathimos, Kupa Volpi për aktorin më të mirë protagonist shkoi për \williem Daffoe, për interpretimin e Vincent Van Gogh në filmin “At Eternity’s Gate”, të regjisorit Julian Schnabel. Në film, Van Gogh thotë: “Unë jam pikturat e mia”. Julian Schnabel është ky film. Kupa Volpi për aktoren më të mirë protagoniste shkoi për Olivia Colman, nën interpretimin e Mbretëresë Anna-s në filmin “The Favourite”, të Yorgos Lathimos.

Çmimi për skenarin më të mirë iu dorëzuar Joel Cohen-it për filmin “The Ballad of Buster Scruggs”, me regji të vëllezërve Joel dhe Ethan Cohen. Çmimi “Marcello Mastroianni” për aktorin më të mirë debutues iu akorduar Baykali Ganambarr, për rolin e Billy-it në filmin “The Nightingale”, me regji të Jennifer Kennet.
Çmimi i veçantë i Jurisë shkoi gjithashtu për filmin “The Nightingale”, me regjisoren që u thotë grave: “Ju lutem, nëse doni të bëni një film, shkoni dhe bëjeni!”. Dokumentari më i mirë u vlerësua “Cinema”, çmimi Venezia Classici iu akordua “The Great Buster”, me regji të Peter Bogdanovich. Çmimi për restaurimin më të mirë i shkoi filmit“La notte di San Lorenzo”, film nga Paolo dhe Vittorio Taviani.

Më e mira histori e Realitetit Virtual u zgjodh “L’Ile des Morts”, nga Benjamin Nuel. Përvoja më e mirë VR shkoi për “Buddy VR” nga Chuck Chae. VR-ja më e Mirë e Venezia 75 iu akordua filmit “Spheres”, me regji të Eliza McNitt. Luani i së Ardhmes, çmimi Vepra e parë “Luigi De Laurentiis”, shkuan për “Yom Adaatou Zouli” (Ditën që humba Hijen time), nga Soudade Kaan. Ndërsa tërhoqi çmimin, regjisorja siriane foli edhe sesi e kishte xhiruar filmin për të kërkuar dinjitet.

Për Horizonte, seksion i kushtuar tendencave të reja, çmimi për metrazhin më të mirë të shkurtër shkoi për “Kado” nga Adytia Ahmad. Skenari më i mirë u zgjodh Peema Tsaden, për filmin “Jinpa”. Interpretimi më i mirë mashkullor u zgjodh ai i aktorit Kais Nashif , në filmin “Tel Aviv on Fire”, me regji Sameh Zoabi, ndërsa Natalya Kudryashova u zgjodh si aktorja më e mirë për filmin “The Man Who Surprised Anyone”, nga Natasha Merkulova dhe Aleksey Chupov. Çmimi special i shkoi “Anons” (The Anouncement), me regji të Mahmut Fazil Coskun. Çmimi i regjisë për regjisorin Emir Baigazin, në filmin “Ozen”. Çmimi për filmin më të mirë për Kraben Rahu, në “Phuttiphong Aroonpeng”.

Çmimi për pjesën më të mirë muzikore origjinale në film, i shkoi këngës “Suspirium”, shkruar nga Thom Yorke për filmin “ Suspiria” të Luca Guadagnino-s. Për Ditët e Autorëve, çmimi i kritikëve i shkoi “C’est ça l’amour”, me regji të Claire Burger, ndërsa çmimi i publikut shkoi për “Ricordi?” të Valerio Mieli. Juria e Federatës Ndërkombëtare të Kritikëve të Kinematografisë, i dorëzoi Çmimin e Kritikës Ndërkombëtare filmit a Napszállta (Perëndimi), me regji të László Nemes.Në fund, çmimi “Mimo Rotella” për artin i shkoi aktorit Willem Dafoe dhe regjisorit Julian Schnabel për filmin “At Eternity’s Gate”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.