Kinema

Festivali i Filmit të të Drejtave të Njeriut, rikthehet me edicionin e 14

Çështje të të drejtave të njeriut të trajtuara në kinematografi, do të rikthehen të shfaqen për publikun kryeqytetas në edicionin e 14 të Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut, nga datat 16-21 shtator.

Personalitete të Akademisë Europiane të Filmit dhe anëtarë të Angjencisë Marubi thanë se filma të shumtë në program do të trajtojnë çështjet e të drejtave të njeriut, përmes syve të regjisorëve ndërkombëtarë të cilët nuk kanë pasur kurrë mundësinë për të shfaqur këta filma në shtetet e tyre. Këtë vit anëtar i bordit drejtues do të jetë edhe ambasadori italian, Alberto Kutino, i cili është angazhuar që në zanafillë kur është përgatitur edicioni. Motoja e festivalit këtë vit “Injoranca vret” do të diskutohet në aktivitete të vende të ndryshme që do të zhvillohen te Reja apo Parlamenti Shqiptar dhe pas filmave do të zhvillohen debate mbi filmat.

“Festivali është një nga monumentet më kyçe në jetën kulturore të Tiranës,” u shpreh kryetari bordit të festivalit,” Robert Willton në konferencën që u mbajt për mediat sot.

Ndërsa Edlira Gjoni, koordinatore e forumeve të diskutimeve, u shpreh se filmat në festival pritet të ndiqen nga të paktën 800 persona. Ata janë kryesisht nxënës të shkollave të mesme, studentë, deputetë të Parlamentit shqiptarë etj. Ajo theksoi se Festivali ka angazhuar mbi 15 institucione dhe do të jenë 35 panelistë për 5 ditët e filmit, ku do të ketë 9 forume.

Disa nga filmat që do të shfaqen në festival janë: "Zënkë në një plazh suedez", "Drejtësi përmes paqes", "Një farë për ndryshim", "U rrita teksa ti flije", "Për jetën" etj. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë