Keshilla

Faleminderit “Barbie” që më bëre një prind më të mirë

Nga Theresa Blackinton- “Nuk do të ketë kurrë kukulla Barbie në shtëpinë time.” Këtë thoja gjithmonë sa herë bisedoja me miket e mia, kur vajzat e mia ishin të vogla.
Unë jam rritur duke luajtur me Barbie, duke stiluar veshjet e tyre, duke vendosur çdo këpucë në raftet përkatëse që Barbie-t kishin dhe ndërkohë shtëpia ishte gjatë gjithë kohës rrëmujë.
Por pavarësisht mendimeve të mia, që shpesh herë i diskutoja me miket, tashmë e gjej veten duke modeluar veshje për kukullën Barbie të vajzave të mia. Madje kam filluar përsëri që të stiloj veshjet e tyre dhe t’iu bëj këpucë të përshtatshme për to.
Por si arritëm deri këtu?
Si për shumë gjëra të tjera ne prindërit fajësojmë gjyshërit. Një ditë në shtëpinë e prindërve të vi, vajzat e mia gjetën kukullat e mia kur isha e vogël, të mamaja ime i kishte ruajtur. Kjo ishte diçka e veçante për të dhe vajzat e mia filluan të luanin me Barbie, e kështu për kohë të tëra. Pas disa kohësh ne po fillonim të zëvendësonim Barbiet e vjetrat me ato të reja. Çdo dhuratë nga prindërit e mi për vajzat ishin kukulla Barbie dhe çuditërisht unë po e lejoja këtë gjë.
Sigurisht që askush nuk mund të na mësojë si të bëhemi prindër të mirë. Këtë gjë e mësojmë gjatë kohës kur përpiqemi të kufizojmë fëmijët për të blerë gjëra që nuk i’u duhen shumë. Gjatë kësaj periudhe kam mësuar se është e domosdoshme të pranosh rrëmujën që fëmijët bëjnë, të luash me ta dhe pse jo të veshësh edhe kukullat Barbie, pasi të kalosh kohë me fëmijët është një ndër gjërat më të mira që mund të bëjë një prind. Pa e kuptuar Barbie mua më bëri një prind më të mirë.

Gjatë bisedave të mia me vajzat dhe sigurish me kukullat përreth unë i kam njohur më shumë vajzat e mia dhe di çdo mendim të tyre tashmë për mësuesit, shoqet madje dhe për veten time. Kam dëgjuar çdo kritike dhe çdo fjalë të mirë që mendonin për mua dhe i njoh më mirë ato. Di më shumë për to dhe se si duhet të rregulloj sjelljen time me to.
Tashmë kam kuptuar se vajzës time të madhe nuk i pëlqen errësira dhe këtë e vra re kur ajo po fliste me kukullën e saj Barbie një ditë dhe i thoshte “mos ki frikë unë do të mbroj nga errësira”. Më pas e pyeta se “çfarë mendon të bëjë që të ndihmojë kukullën e saj të mos ketë frikë” dhe ajo mu përgjigj me ide pafund. Në atë moment kuptova se ë gjitha ato ide duhet t’i kisha zbatuar unë, por ndodh që kalojmë aq shumë kohë duke punuar sa harrojmë gjërat më thelbësore në jetë.
Ndërsa tani përpiqem të gjej një sërë mënyrash që vajzat e mia të jenë më të qeta gjatë periudhës së izolimit, kam kuptuar që Barbie po më ndihmon të kuptoj botën e tyre dhe lojërat me fëmijët ia këshilloj të gjithë prindërve. Nëpërmjet lojërave dhe kukullave të ndryshme do të kuptoni edhe faktin se çfarë mendojnë fëmijët për këtë periudhë dhe t’i ndihmoni të mos e përjetojnë me stres të gjithë këtë situatë që po kalojmë.
*Theresa Blackinton është një shkrimtare për çështje të ndryshme sociale./The Washington Post/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë