Nga Gazeta Si - Shqipëria nuk raporton raste të Etheve të Nilit Perëndimor prej vitit 2013.
Megjithëse është detyrim nga Bashkimi Evropian që të raportohet pranë Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, për sëmundjet infektive me rrezik përhapjen dhe shkaktimin e epidemive, Shqipëria vijon të mos deklarojë asnjë rast të Etheve të Nilit, duke shtuar zërat për mungesë transparence dhe fshehje të situatës në vend.
Nisur nga raportimi në faqen zyrtare në internet të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, KLIKO https://www.ecdc.europa.eu/en, vihet re se jo vetëm Evropa, por virusi i Nilit ka zgjeruar hartën epidemologjike duke zbritur mu pranë nesh, e pavarësisht se fqinjët tanë, Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Serbia raportojnë rregullisht, Shqipëria hesht.
Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ECDC, në vitin 2023 janë raportuar 93 raste të virusit të Nilit tek njerëzit, konkretisht; Serbia 91 të prekur dhe 2 vdekje dhe Maqedonia e Veriut 2 raste.
LEXO EDHE:
-‘Ethet e Nilit’ / Mbi 70 raste, 13 në spital. Shifrat më të larta se ato zyrtare. Pse institucionet në Shqipëri folën vetëm pasi Greqia zbuloi pacientin 0, një emigrant shqiptar i infektuar në vendlindje
-A kanë ekzistuar ‘Ethet e Nilit’ në Shqipëri? Rritja e rasteve në 1 muaj është dyshuese… dhe pyetjet që ngrihen për institucionet shëndetësore
-Dezinsektimi, procesi nuk u krye në vitet 2021-2022 në zonat turistike që janë problem me qarkullimin e mushkonjave
-Ethet e Nilit ‘rizgjohen’ në Shqipëri duke vrarë: 3 viktima dhe të paktën 17 të infektuar deri tani. Bino: Situata nën kontroll
‘Që nga fillimi i sezonit të transmetimit 2023, janë raportuar 152 shpërthime në mesin e ekuidëve dhe 247 shpërthime midis shpendëve nga vendet e BE/ZEE. Shpërthime midis ekuidëve janë raportuar nga Franca (44), Spanja (37), Hungaria (26), Italia (25), Gjermania (14), Portugalia (5) dhe Austria (1). Shpërthime midis shpendëve janë raportuar nga Italia (196), Gjermania (19), Spanja (19), Bullgaria (6), Hungaria (3), Franca (2), Austria (1) dhe Greqia (1).
Ndërsa që nga fillimi i vitit 2024 dhe që nga 31 korriku 2024, 8 vende në Evropë raportuan raste njerëzore të infeksionit me virusin e Nilit Perëndimor: Austria, Franca, Greqia, Hungaria, Italia, Rumania, Serbia dhe Spanja.
Infeksioni me virusin e Nilit Perëndimor te njerëzit është një sëmundje e njoftueshme në nivel të BE-së dhe rastet duhet të raportohen nga autoritetet kombëtare të shëndetit publik nëpërmjet Sistemit Evropian të Mbikëqyrjes (TESSy) sipas përkufizimit të rastit të BE-së.
Qendra evropiane e kontrollit të sëmundjeve nënvizon se shpërthimet e infeksioneve WNV në barërat dhe zogjtë duhet të njoftohen në Sistemin e Informacionit të Sëmundjeve të Kafshëve (ADIS) të Komisionit Evropian.
‘Në nivelin e BE/EEA, është e detyrueshme të raportohet encefalomieliti i kuajve për shkak të infeksionit WNV dhe virusit të Nilit Perëndimor midis shpendëve në përputhje me Rregulloren Implementuese të Komisionit (BE) 2018/1882. Të dhënat nga aktivitetet e mbikëqyrjes pasive dhe aktive, duke përfshirë shpërthimet, mblidhen nga Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore (EFSA)”, thuhet në raportin e ECDC.
Izraeli është një nga shtetet me numrin më të lartë të rasteve me virusin e Nilit Perëndimor. Numri i pacientëve të diagnostikuar me virusin e Nilit Perëndimor në Izrael është rritur në 784.
Gjithsej 56 persona të diagnostikuar me virus kanë vdekur që nga fillimi i shpërthimit në qershor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.