Ngjarje

Epidemia e HiV/Aids përfshin edhe Shqipërinë, Bani: Të sëmurët identifikohen rastësisht dhe në stad të vonë, frikë nga stigma e lartë

Gazeta Si - Gati 20 vjet që nga identifikimi i rastit të parë me HiV në Shqipëri, paragjykimi i shoqërisë për kategorinë e pacientëve që jetojnë me HiV vijon.

Këtë e tregojnë shifrat e larta vit pas viti që në shumicën më të madhe të tyre diagnostifikohen në spital dhe jo nga testimet vullnetare.

Koordinatori i programit kombëtar të HIV/AIDS në Shqipëri, Roland Bani thotë për "Gazeta Si" se të prekurit nga virusi HiV identifikohet rastësisht, kur pacienti mund të jetë prekur nga virozat, apo covid-19 e gripi stinor duke i shkaktuar probleme kronike, sëmundje në mushkëri etj.

"Prej shumë vitesh rastet e reja diagnostikohen në spital nga mjekët, pasi pacienti paraqitet me probleme të tjera shëndetësore të shkaktuara si pasojë e rënies së imunitetit prej infektimit me HIV. Duhet theksuar se rastet paraqiten në stadin e avancuar. Ne kemi pacientë që me dekada kanë jetuar pa e ditur se janë të prekur me HiV", thotë koordinatori i ISHP, Roland Bani.

Sipas tij, kjo shpjegon dhe shifrat në rritje, pasi shumica e pacientëve të rinj, në listën e këtij viti, kanë mbi 10 vjet të prekur me HIV.

Testimet vullnetare të ulëta, vetëm tek gratë shtatzëna

Gjatë vitit 2023, 84 gra shtatzëna kryen testimin vullnetar për HiV, për të shmangur transmetimin e virusit nga nëna tek fëmija. Ekspertë të shëndetit publik thonë se në vendin tonë, shifrat e testimeve vullnetare vijojnë të jenë të ulëta.

Shkak sipas tyre, është jo vetëm shndërrimi i sëmundjes së shekullit nga vdekjeprurëse në kronike, por dhe stigma e lartë.

"Jo vetëm marrëdhëniet e lira seksuale, ulja e moshës së nisjes së marrëdhënieve të para seksuale apo liria e lëvizjes dhe kryerja e marrëdhënieve pa kondom, por nga ana tjetër paragjykimet vijojnë të frenojnë të rinjtë të kryejnë testime vullnetare. Kjo ka bërë që numri i të infektuarve në moshë të re të rritet", thotë koordinatori i ISHP, Roland Bani.

Objektivi i OBSH: Diskriminim zero për HIV

Në objektivat e OBSH, fëmijët e prekur nga HIV, konsiderohen të pambrojtur ndaj diskriminimit të shoqërisë. Sipas raportit të OBSH, fëmijët kanë 37% më pak gjasa të kenë qasje në trajtim sesa të rriturit.

Këto objektiva do të ndihmojnë për të mbyllur këtë boshllëk dhe për të siguruar që ata fëmijë që janë të infektuar dhe të prekur nga epidemia e HIV/AIDS-it të marrin shërbimet e parandalimit, kujdesit dhe trajtimit që u nevojiten për të mbijetuar dhe për të lulëzuar.

"Strategjitë që rekomandon OBSH, aspirojnë për një vizion të përbashkët për t'i dhënë fund epidemive dhe për të avancuar mbulimin universal shëndetësor, kujdesin parësor shëndetësor dhe sigurinë shëndetësore në një botë në të cilën të gjithë njerëzit kanë akses në shërbime shëndetësore me cilësi të lartë të bazuara në dëshmi të përqendruara te njerëzit dhe mund të udhëheqin shëndetshëm dhe produktiv jeton", thuhet në raportin e OBSH.për HIV.

Qëllimet Strategjitë synojnë t'i japin fund SIDA-s dhe epidemive të hepatitit viral dhe infeksioneve seksualisht të transmetueshme deri në vitin 2030, nëpërmjet veprimit të përbashkët në zonat e konvergjencës duke ruajtur specifikat e sëmundjes. Qëllimet përputhen me qëllimet e Axhendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Programit të Përgjithshëm të Punës të OBSH-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë