Shendet

Dita Botërore kundër HIV/AIDS, 113 raste të reja këtë vit

Nga Gazeta Si - “Fillimisht nuk e pranoja dot, por më pas nisa të përshtatem Sot të gjithë moshatarëve të mi ju them në qoftë se keni HIV/AIDS të mos kenë frikë, as turp, por ta trajtojnë dhe shpëtojnë jetën”, është apeli i një prej të prekurve, drejtuar të gjithë të rinjve.

Gjatë takimit me stafin mjekësor dhe studentë të mjekësisë, ministrja Koçiu theksoi se: do duhet të bëjmë akoma më shumë kur vjen puna tek testimet dhe tek mënyra se si u shërbehet pacientëve”.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Shqipëria është një vend me incidencë të ulët të përhapjes së këtij infeksioni. Numri i rasteve të reja të diagnostikuar në vitin 2023 është 113. Ashtu si dhe në vitet e mëparshme, më shumë meshkuj se femra u diagnostikuan me HIV në vitin 2023, respektivisht 87 dhe 26.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë, diagnoza e hershme është shumë e rëndësishme në ecurinë e infeksionit HIV dhe suksesin e mjekimit me Antiretrovirale (TAR).

Dita Botërore e Luftës Kundër HIV/AIDS-it organizohet çdo vit më 1 Dhjetor për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me HIV/AIDS-in, dhe për të demonstruar solidaritetin ndërkombëtar në përballimin e kësaj pandemie.

Nertila Sterjo, punonjëse sociale në Korçë thotë për median se përgjatë dy viteve të fundit nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv, ndërsa sipas të dhënave, Korça renditet ndër qarqet me shifra minimale të të prekurve.

“Motoja jonë ka qenë që ta mbajmë Korçën në nivele zero të infektimeve. Padyshim raste pozitive ka por ato janë shumë të pakta. Dy vitet e fundit nuk kemi raste pozitive”, tha ajo.

Ndërsa në Elbasan janë 115 persona të infektuar me HIV ndërkohë që në të gjithë qarkun janë r130 të prekur ku numrin më të lartë të infektimeve e kanë meshkujt.

Të infektuarit janë kryesisht të grupmoshës 26 deri në 65 vjeç.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë