Biznes

Egoja është armiku i një Lidershipi të mirë

Rasmus Hougaard & Jacqueline Carter - Në ditën e tij të parë si CEO i Carlsberg Group, një kompani birre dhe pijesh të tjera, Cees ‘t Hart-it i ishte dhënë një kartë çelës nga asistentja e tij. Karta kyçte ashensorin në të gjitha katet e ndërtesës me qëllim që ta shpinte atë direkt në qoshkun e zyrës së tij në katin e 20. Dhe me dritaret e tij që binin nga ana ku kishte peizash të bukur, zyra e tij ofronte një pamje të mrekullueshme të Kopenhagenit.

Këto ishin përfitimet e tij nga pozicioni i ri, ato që flisnin për fuqinë dhe rëndësinë e tij në brendësi të kompanisë.

Cees shpenzoi dy muajt në vazhdim me ambientimin ndaj përgjegjësive të reja. Por gjatë këtyre dy muajve, ai vërejti se pa shumë pak njerëz gjatë ditës. Që kur ashensori nuk ndalonte në katet e tjerë dhe vetëm një grup i zgjedhur drejtuesish punonin në katin e 20-të, ai rrallë ndërvepronte me punonjësit e tjerë të Carlsberg. Cees vendosi të shkëputej nga qoshku i tij në kaitn e 20-të, në një tavolinë pune të zbrazët në një kat të hapur,  më poshtë.

Kur u pyet në lidhje me ndryshimin, Cees sqaroi: “Nëse unë nuk takoj njerëz, unë nuk do të mund  të di se çfarë mendojnë ata. Dhe nëse unë nuk afroj gishtin tek pulsi i organizatës, unë nuk mund të drejtoj në mënyrë efektive.”

Kjo histori është një shembull i mirë, se si një lider punoi në mënyrë active për të shmangur riskun e izolimit që vjen me mbajtjen e pozicioneve të larta. Dhe ky risk është një problem real për liderët e nivelit të lartë. Me pak fjalë, sa më lartë që liderët të ngjiten në hierarki, aq më shumë ata rrezikojnë për të qenë egositë të mëdhenj. Dhe sa më shumë rritet egoja e tyre, aq më shumë ata janë pre e rrezikut për të përfunduar në një fluskë të izoluar, duke i humbur lidhjet me  kolegët, kulturën, dhe së fundmi me klientët e tyre. Le të analizojmë këtë dinamikë hap pas hapi.

Sa më shumë ngjitemi në hierarki, aq më shumë fitojmë fuqi. Dhe për këtë, ka më shumë premisa që njerëzit të duan të na kënaqin duke na dëgjuar më me vëmendje, duke rënë dakord më shumë me mendimet tona dhe duke qeshur me shakatë tona. Dhe gjithë kjo përkëdhel egon. Dhe kur egoja  përkëdhelet, ajo rritet. David Owen, neurologu dhe ish Sekretari i Jashtëm Britanik, dhe Jonathan Davidson, një profesor i psikiatrisë dhe shkencave të sjelljes pranë Universitetit Duke, e quan këtë “sindroma hubris,” të cilën ata e përkufizoojnë  “çregullimet e zotërimit të fuqisë, veçanërisht fuqi e cila lidhet me suksesin e tepërt, që kiet për vite me radhë.”

Një ego e pakontrolluar mund të shtrembërojë perspektivën tonë ose të ndryshojë vlerat tona. Sipas fjalëve të Jennifer Woo, CEO dhe kryetari i grupit Lane Crawford Joyce, shitësi më i madh me pakicë i produkteve të luksit të Azisë: "Menaxhimi që mund ti bëjmë dëshirës së egos sonë për pasuri, famë dhe ndikim është përgjegjësia kryesore e çdo lideri." Kur ne jemi kaplaur nga dëshira e egos për më shumë pushtet, humbim kontrollin. Egoja na bën të ndjeshëm ndaj manipulimit; ngushton fushën tonë të vizionit; dhe korrupton sjelljen tonë, shpesh duke na shkaktuar atë forcë që të veprojmë kundër vlerave tona.

Egoja jonë është si një target që ne e mbajmë me vete. Dhe si çdo target tjetër, sa më i madh të jetë, aq më vulnerabël është për tu goditur. Në këtë mënyrë, një ego e përkëdhelur, bën që të tjerët të përfitojnë nga ne. Sepse egoja jonë kërkon vëmendje pozitive, prandaj mund të na shpjerë në manipulim. Kur njerëzit e mësojnë këtë gjë, ata mund të luajnë me egon tonë. Kur ne biem viktimë e dëshirës tonë për tu parë si madhështorë, ne përfundojmë në vendimmarrje të dëmshme për veten, njerëzit tanë dhe organizatën.

Një ego e fryrë gjithashtu korrupton sjelljen tonë. Kur besojmë se ne jemi arkitektët e vetëm të suksesit tonë, ne synojmë të jemi më të egër, më egoistë dhe më shumë të ngjarë të ndërpresim të tjerët. Kjo është veçanërisht e vërtetë përballë pengesave dhe kritikave. Në këtë mënyrë, një ego e fryrë na pengon të mësojmë prej gabimeve tona dhe krijon një mur mbrojtës që e bën të vështirë të vlerësojmë mësimet e pasura që mbledhim nga dështimi.

Së fundi, një ego e fryrë ngushton vizionin tonë. Ego gjithmonë kërkon informacion që të konfirmojë atë që dëshiron të besojë. Në thelb, një ego e madhe na bën të kemi një paragjykim të fortë konfirmimi. Për shkak të kësaj, ne humbim perspektivën dhe përfundojmë në një flluskë udhëheqëse ku shohim dhe dëgjojmë vetëm atë që duam. Si rezultat, ne humbim kontaktin me njerëzit që ne udhëheqim, me kulturën ku jemi pjesë, dhe në fund të fundit klientëve tanë dhe palëve të interesit.

Çlirimi nga një ego tepër mbrojtëse ose e fryrë dhe shmangia e flluskës së lidershipit është një punë e rëndësishme dhe sfiduese. Ajo kërkon vetëmohim, reflektim dhe guxim. Këtu janë disa këshilla që do t'ju ndihmojnë:

Kini parasysh përfitimet dhe privilegjet që ju ofrohen në rolin tuaj. Disa prej tyre ju mundësojnë të bëni punën tuaj në mënyrë efektive. Kjo është e mrekullueshme. Por disa prej tyre thjesht janë përpjekje për të promovuar statusin dhe fuqinë tuaj dhe përfundimisht egon. Konsideroni se cilat prej privilegjeve tuaja mund të lini. Mund të jetë vend parkimi i rezervuar ose, si në rastin e Cees 't Hart, një pasazh i veçantë për ashensor.

Mbështetni, zhvilloni dhe punoni me njerëz që nuk do të ushqejnë egon tuaj. Rekrutoni njerëz të zgjuar me besimin për të folur.

Përulësia dhe mirënjohja janë gurë themeli i vetëmohimit. Bëni një zakon për të marrë një moment në fund të çdo dite për të reflektuar mbi të gjithë njerëzit që ishin pjesë e suksesit të asaj dite. Kjo ju ndihmon të zhvilloni një ndjenjë natyrore të përulësisë, duke parë se si nuk jeni shkaku i vetëm i suksesit tuaj. Dhe përfundoni reflektimin duke dërguar në mënyrë aktive një mesazh mirënjohjeje për këta njerëz.

Egoja e fryrë që vjen me suksesin – pagën më të madhe, zyrën më të bukur, qeshjen e lehtë - shpesh na bën të ndihemi sikur gjejmë përgjigjen e përjetshme për të qenë një udhëheqës. Por realiteti është se, ne nuk i kemi. Lidershipi ka të bëjë me njerëzit dhe njerëzit ndryshojnë çdo ditë. Nëse besojmë se kemi gjetur çelësin universal për udhëheqjen e njerëzve, ne e kemi humbur atë. Nëse e lejojmë egon tonë të përcaktojë atë që shohim, atë që dëgjojmë dhe atë që besojmë, e kemi lejuar suksesin tonë të fundit të dëmtojë suksesin tonë në të ardhmen.

*Burimi: Harvard Business Review


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë