Ne rrjet

Efekti i 7 tetorit, Izraeli shënon një ‘boom’ në miratimin e lejeve për armët e zjarrit

Gazeta Si - Efektet e konfliktit në Lindjen e Mesme jehojnë edhe në nivel social. Imazhet e qytetarëve izraelitë të pafuqishëm për orë të tëra në strehimoret e tyre, ndërsa më 7 tetor Hamasi u tërbua në rrugët e tyre, duke shaktuar viktima të shumta, kanë lënë një gjurmë të thellë.

Këtë e vërtetojnë edhe të dhënat e publikuara nga Ministria e Sigurisë, sipas së cilës në gjashtë javët që kanë kaluar nga ajo kohë, janë bërë 236 mijë kërkesa për licenca armësh: një numër i barabartë me totalin e kërkesave të njëzet viteve të fundit.

Në shtetin hebre jepen mesatarisht 1700 leje çdo ditë: vitin e kaluar mesatarja ishte "vetëm" 94. Mbi 18.000 kanë marrë tashmë licencën dhe kanë kaluar provimin kualifikues pas një kursi katër orë e gjysmë.

Plani izraelit për armët për qytetarët - Për ministrin e Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, lider i Partisë së Ekstremit të Djathtë "Fuqia Çifute" dhe banor i një vendbanimi në Bregun Perëndimor, "këto armë shpëtojnë jetë njerëzish".

Në realitet, projekti i tij për shpërndarjen e armëve për qytetarët ishte zhvilluar që në fillim të vitit 2023.

"Duhet të rrisim sigurinë personale të qytetarëve", përsëriste shpesh Gvir, duke iu referuar si përhapjes së krimit, veçanërisht në Galile dhe në Negev, dy vendbanime në rrezik që në periudhat e polarizimit serioz politik në qytetet izraelite me një popullsi të përzier hebreje dhe arabe, ku mund të ndodhin demonstrata dhune, si ato të majit 2021.

"Këto armë, - siguroi Gvir, - nuk do të zëvendësojnë në asnjë rast policinë. Por duke qenë se ne nuk mund të vendosim një agjent në çdo cep të rrugës, është një operacion i domosdoshëm. Armatosemi dhe në këtë mënyrë shpëtojmë të tjerët".

Sa licenca armësh janë dhënë në Izrael - Në muajt e fundit Ben Gvir - i cili gjithashtu planifikon krijimin e një "Garde Civile" të përbërë nga mijëra vullnetarë, për të mbështetur policinë dhe rojet kufitare - ka ndërmarrë hapa për të bërë kriteret për miratimin e licencës së armëve. Në vitin 2021 ishin dhënë 10 mijë, në vitin 2022, 13 mijë dhe në vitin 2023, 38 mijë deri në tetor.

Në Parlament, ku qeveria e Benjamin Netanjahut ka një shumicë shumë të qartë, kundërshtimet e atyre që përmendën statistikat sipas të cilave shoqëritë ku shpërndarja e armëve është e lartë, kanë shumë më tepër vrasje dhe vetëvrasje, nuk ishin të dobishme.

Frika për vendimin izraelit: çfarë rrezikohet - Në SHBA bëhet fjalë për 10.6 leje për përdorimin e armëve për 100 mijë banorë, ndërsa mesatarja evropiane është 2.7 raste për 100 mijë banorë.

Ekspertët izraelitë të antiterrorizmit dyshojnë gjithashtu se rritja e përhapjes së armëve mes qytetarëve është përgjigja më e mirë ndaj këtyre llojeve të kërcënimeve.

Shqetësim i fortë për nismën e Ben Gvir vjen edhe nga organizatat e grave, sipas të cilave disponueshmëria e armëve në shtëpi reflekton edhe dhunën ndaj grave. Gati një e treta e izraelitëve të vrarë në vitet 2019-2021 u qëlluan me armë të lejuara.

Përshtati: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë