Politike

E ngarkuara me punë e SHBA-ve, VanHorn takon ministrin Hasani, në fokus zgjerimi i bashkëpunimit dypalësh

Gazeta Si - E ngarkuara me punë Nancy VanHorn u takua këtë të hënë me Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

VonHorn dhe Hasani, siç bën me dije Ambasada Amerikanë në Shqipëri në një njoftim për mediat, janë takuar për të diskutuar çuarjen përpara të interesave të përbashkëta dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh.

VanHorn shprehu mirënjohjen në emër të Qeverisë së SHBA për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë në nismat rajonale të sigurisë dhe rikonfirmoi partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

E ngarkuara me punë Nancy VanHorn u takua sot me Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, për të diskutuar çuarjen përpara të interesave të përbashkëta dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh.

Znj. VanHorn shprehu mirënjohjen në emër të Qeverisë së SHBA për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë në nismat rajonale të sigurisë dhe rikonfirmoi partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë